VIDEO/ Sekreti i formës së tij? Metoda e Ronaldos për rikuperimin pas ndeshjes bëhet “hit” edhe tek klubet e tjera






Forma fizike e Ronaldos ka qenë ndër faktorët kyç te suksesit të tij përgjatë karrierës, me yllin portugez që kalon një kohë mjaft të madhe duke iu përkushtuar ruajtjes së fizikut të tij. Në videon e postuar në Instagramin e tij, 5-herë fituesi i “Topit të Artë” ka ndarë një metodë rikuperimi duke përdorur terapinë me avujt e akullit, ide kjo e cila po aplikohet dhe në disa klube të tjera.

pjimage (1)

Videoja e postuar tregon yllin portugez i cili hyn në një dhomë ku avujt e akullit e mbulojnë atë, në temperatura që arrijnë deri në – 100° për një kohë prej 3 minutash.

Një metodë kjo që portugezi dhe shumë futbollistë të tjerë të njohur e përdorin për t’u rikuperuar dhe për të arritur formën maksimale.

Kjo metodë është tentuar të përdoret dhe nga klubet, me Leister Sitin që e përdori në vitin 2016, sezon ku fitoi titullin kampion në Premier Ligë.

Kjo ka bërë që një sërë klubesh të tjera angleze të shqyrtojnë mundësitë e përdorimit të kësaj metode.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.