VIDEO / Shënon edhe Rrahmani, Napoli është i vetmi i pagabueshëm në Serinë A





Napoli vazhdon startin perfekt të Serisë A me një fitore shumë të rëndësishme që e katapulton të vetëm në kryesimin e kampionatit. Ekipi i Luçiano Spaletit ka mundur me shifrat 4-0 Udinezen në transfertë në një sfidë që kishte si protagonist edhe Amir Rrahmanin.

napoli

Napolitanët diktuan shpejt ritmin e tyre dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 24-t me anë të Osimhen. Në minutën e 35-të ishte radha e Rrahmanit që të linte shenjën e tij në këtë duel, pasi gjeti rrjetën falë skemës perfekte të napolitanëve.

Kulibali çoi rezultatin në 3-0 që në minutën e 52-të duke bërë të qartë se kjo sfidë nuk kishte kthim prapa për Udinezen dhe në fund të duelit, ishte Lozano ai që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Suksesi i katërt në katër ndeshje bën që Napoli të jetë skuadra e vetme me pikë të plota në startin e Serisë A, duke lënë pas ndjekësit e afërt si Inter e Milan, e sidomos duke qenë që tani me një bonus të rëndësishëm prej 10 pikësh ndaj Juventusit që mbylli javën e katërt si e parafundit në klasifikim.

seria a

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *