
Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës (SES) kanë publikuar një video të re që tregon anëtarët e stafit të tyre duke çaktivizuar një bombë nga një avion luftarak rus i rrëzuar në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.
Një deklaratë nga SES shoqëroi videon, e cila u publikua më 9 mars, ku thuhej se një grup punonjësish piroteknikë dhe departamenti i çminimit nënujor SES punuan për çaktivizimin e bombës. SES tha se ata punuan për të pastruar 22 kërkesa të veçanta për çaktivizimin ose çminimin në Chernihiv më 9 mars.
CNN raportoi më parë se avioni u rrëzua në Chernihiv perëndimor më 5 mars. Ushtria ukrainase mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit luftarak rus.
Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, tha SES, duke shtuar se nuk dihet nëse ka viktima. Përplasja shkaktoi zjarre në katër shtëpi private.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al