VIDEO / Sherr e gjakosje, çmenduri e Karraskos në miqësoren e Atletikos. Simeone hyn në fushë dhe “bën zap” belgun










Diego Simeone ka treguar edhe një herë se autoriteti i tij te Atletiko Madrid është i padiskutueshëm dhe çdo lojtar gjaknxehtë duhet të bëjë llogaritë me trajnerin para se të veprojë. Kjo u pa sot në miqësoren që Atletiko Madrid po luante në Holandë kundër Fejenordit ku Janik Karrasko u bë protagonist i një çmendurie të vërtetë duke detyruar trajnerin të ndërhynte.

simeone

Pak para fundit të pjesës së parë, lojtari belg i Atletikos goditi një kundërshtar në tokë dhe shkaktoi një sherr mes lojtarëve të dy ekipeve, ku ai më pas edhe gjakosi në qafë një prej lojtarëve të Fejenord. Belgu ishte i pandalshëm edhe për shokët e ekipit, të cilët e kishin të vështirë ta mbanin pasi ai po u vërsulej edhe kundërshtarëve të tjerë.

Kjo detyroi trajnerin Simeone që të hynte në fushë dhe të shkonte aty ku po ndodhte gjithçka. Vetëm fjalët e trajnerit, ose më saktësisht ulërimat e tij, bënë që Karrasko të qetësohej e të largohej drejt dhomave të zhveshjeve, pasi u ndëshkua me karton të kuq për çmendurinë e tij. Kjo është ndoshta më e lehta me të cilën do të përballet, pasi në Spanjë janë të sigurt se Simeone nuk do t’ia falë lehtë atë që ndodhi sot.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *