VIDEO / Sherr në fund të Milan-Lacio. E nis i zakonshmi Ibra dhe përfundon me të kuqin e Sarrit





Ndeshja mes Milanit dhe Lacios është mbyllur me një sherr të vogël që ka shpërthyer në fushë sapo është dëgjuar vërshëllima përfundimtare e ndeshjes së sotme në Serinë A. Sigurisht, protagonisti ishte Zlatan Ibrahimoviç.

sarri

Ishte pikërisht suedezi ai që kishte topin në këmbë para pankinës së Lacios në momentin e vërshëllimës, në një duel me Lukas Leiva, Sapo ndeshja përfundoi, Ibra i vuri dorën në qafë brazilianit, i cili ia hoqi, duke bërë që mes të dyve të kishte përplasje verbale.

Në ato çaste, edhe Selemakers po festonte para pankinës së Lacios, duke sjellë acarimin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit hyri në fushë dhe iu drejtua belgut me fjalët “Duhet të tregosh respekt”, duke bërë që të niste një përplasje mes të dy ekipeve. Në fund, ishte gjyqtari ai që vendosi rregull duke i nxjerrë kartonin e kuq Sarrit, i cili u largua duke turfulluar nga fusha e lojës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *