VIDEO / Shkëlqejnë Kavani dhe De Gea, Mançester Junajtid eviton humbjen përballë skuadrës së sheikëve









Njukasëlli i sheikëve fillon të marrë formë, edhe pa bërë ndërhyrjet e jashtëzakonshme në merkato që presin të gjithë. Skuadra nën pronësi të sheikëve arabë, ka marrë sot një barazim shumë të rëndësishëm ndaj Mançester Junajtid, duke treguar se mund të luajë në të njëjtin nivel me skuadrat më të mira.

kavani

Njukasëll bëri gjithçka mirë në startin e ndeshjes, duke kaluar në avantazh me një kryevepër të Saint Maksimin. Vendasit dominuan dhe krijuan raste të tjera, por nuk arritën në dyfishonin shifrat, me De Gean i cili u tregua i jashtëzakonshëm ndaj një tjetër gjuajtje të Saint Maksimin në fillimin e pjesës së dytë.

Ndërsa Kristiano Ronaldo u duk në hije, ishte Edinson Kavani, i aktivizuar në startin e pjesës së dytë ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të për të barazuar shifrat dhe për të evituar një humbje nën drejtimin e Rangnik.

Por gjermani nuk do të jetë shumë i lumtur pasi skuadra e tij vazhdon të lërë pikë të rëndësishme në rrugën drejt objektivit për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve.

sdfsdfsdff

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.