VIDEO/ Shkroi historinë dhe valviti flamurin shqiptar në Beograd, shikoni skandalin e tifozëve serb me Alban Beqirin








Me medaljen e bronzit të fituar në Kampionatin Botëror të Boksit, Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport.

beqiri

Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev. Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Në momentin e ngjitjes në podium, në drejtim të Alban Beqirit ka pasur ovacione dhe vërshëllima nga tifozët serb të pranishëm në event. Një skandal më vete ky, bashkuar dhe atij të Kosovës që boksierët dardan nuk u lejuan të marrin pjesë në turne.

Megjithatë, boksieri nga Puka u mbylli gojën duke arritur deri në gjysmëfinale dhe të fitonte medalje, rezultat që nuk ishte arritur asnjëherë nga një boksier shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *