VIDEO- Shpallja “non grata” e Sali Berishës/ Rama intervistë me Richard Grenell: Askush nuk është mbi ligjin! Ja si e komenton vendimin e BE për negociatat






Ish-i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar sot një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në median amerikane Newsmax.

rama - grenell

Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverise shqiptare Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Sa i takon kesaj çështje, vetë Grenell shkruan në twitter: “Unë fola me Kryeministrin e Shqipërisë këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë …. ai është i irrituar me BE”

Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Pjese nga intervista

Richard  Grenell: Cili ishte qëndrimi juaj dje ndaj BE?

Edi Rama: Është e njëjta gjë. Nga një anë na thonë që janë gati për të nisur negociatat dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Në të njëjtën kohë është qetësuese sepse jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime.

Richard Grenell: Çfarë të thonë specifikash liderët e BE, që ka të bëjë me shtyrjen e negociatave?

Edi Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.

Richard Grenell: Siç e dini, administrata e re ka bërë shumë progres. Një ide që doli nga bisedat është zona mini-shengen. Çfarë mendoni për kete ide?

Edi Rama: Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit, për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

Richard Grenell: Dua të flas për vendimet e qeverisë, për politikanët shqiptarë që janë shpallur non grata e nuk lejohen të vijnë në SHBA, çfarë mendoni?

Edi Rama: Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *