VIDEO/ Shpërthim në një shtëpi në New Jersey gjatë përmbytjeve të shiut, kamera kap pamjet e frikshme

Një shtëpi në New Jersey shpërtheu disa orë pasi ishte evakuuar për shkak të përmbytjeve, thotë policia. Shtëpia, e vendosur në qytetin e Rahway u shkatërrua nga shpërthimi i fuqishëm në 05:45 EST. Banorët ishin larguar rreth katër orë më parë.

Duke cituar policinë lokale, mediat amerikane raportuan se një burrë që po kalonte me veturë kur ndodhi shpërthimi pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në një spital lokal.

Disa shtëpi përreth u dëmtuan ndërsa raportohet se nuk ka viktima. Të mërkurën, përmbytje të mëdha u raportuan në Rahway, duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra banorëve në një shkollë lokale për strehim.

Ndryshe, raportohet se deri më tani kanë vdekur së paku 27 persona në SHBA ndërsa kanë kërkuar ndihmë me dhjetëra të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *