VIDEO/ Shqipëria bën detyrën, mund Andorrën dhe sfidon Anglinë

Shqipëria ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Andorrës dhe e nis mbarë fushatën eliminatore të Botërorit 2022 që do të luhet në Katar. Mjaftoi goli i Lenjanit në minutën e 41-të për të vulosur fatet e takimit. Pritej të ishte një ndeshje e komplikuar për kuqezinjtë, por jo kaq sa rezultoi. Shqiperia

Shqipëria e meritoi plotësisht triumfin, por loja dhe nervozizmi i tepruar lanë shumë për të dëshiruar. Skuadra shpesh ishte konfuze në mënyrën se si e kërkonte golin dhe munguan vertikalizimet e duhura për sulmuesit.

Lenjani

Gjithsesi, në fund kanë rëndësi tri pikët dhe tani shkojmë me një fitore në “xhep” kundër Anglisë, me të cilën do të ndeshemi në të dielën në orën 18:00 në “Air Albania”. “Tre luanët” asfaltuan 5-0 San Marinon, ndërkohë që Polonia dhe Hungaria u ndalën në një barazim 3-3. Shqipëria pas këtyre ndeshjeve renditet e dyta në Grupin I, me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia.

FT: ANDORRË-SHQIPËRI 0-1

Lenjani 41′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Bare provon të shënojë me finte, por nuk arrin të devijojë dot topin.

90+1′ Shans i artë për golin e dytë, por tentativa e Roshit bllokohet nga mbrojtësit e Andorrës.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Provon edhe Gjasula, por tentativa e tij devijohet nga portieri në këndore.

89′ Veprim mjaft i bukur i Brojës, i cili i shkon shumë pranë golit të dytë, por tentativa e tij ndalet nga portieri.

80′ Reja kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohet Lenjani dhe Cikalleshi, vendin e tyre e marrin Roshi dhe Broja.

74′ Cikalleshi provon me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës.

73′ Vieira ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bares, kërkohet kartoni i dytë i verdhë, gjyqtari e fal.

68′ Sërish Andorra që provon me një goditje të rrezikshme, por kontrollon gjithçka Berisha.

65′ Moment i vështirë, Etrit Berisha, nuk e studion siç duhet daljen e tij, por për fat të mirë, tentativa e vendasve nuk kërcënon portën e Shqipërisë.

62′ Reja kryen 2 zëvendësime, largohen Manaj dhe Memushaj, vendet e tyre i marrin Uzuni dhe Laçi.

61′ Klaus Gjasula është futbollisti i pestë i ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Shqipërisë.

56′ Zëvendësim te Andorra, largohet Rubio, vendin e tij e merr Alavedra.

56′ Sa shumë kartonë të verdhë, ndëshkohet edhe Berat Gjimshiti, për faull në mesfushë.

53′ Rei Manaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

52′ Bare harkon në zonë për Cikalleshin, që provon me kokë, por jashtë kuadratit.

50′ Shqipëria nuk heq dorë nga sulmet, duke kërkuar me ngulm golin e sigurisë.

46′ Starton pjesa e dytë, Reja nuk bën ndryshime!

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ Pranë golit të dytë Shqipëria me Marash Kumbullës. Pas harkimit të Memushajt, mbrojtësi i Kombëtares, prek lehtë topin me kokë, por për fat të keq, shkon ngjitur me shtyllën. Shpëton për mrekulli Andorra.

43′ Rubio është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për vendasit, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Manajt.

41′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Lenjani kalon në avantazh Kombëtaren me një goditje fantastike nga krahu i majtë, pas asist fantastik të Bares. Me një të majtë precize Lenjani e dërgon topin në trekëndësh. 

40′ Shans i mrekullueshëm për Ismajlin brenda zonës, pas harkimit të Hysajt, por mbrojtësi nuk arrin të koordinohet siç duhet i vetëm brenda zonës.

36′ Krijohet iluzioni i golit, pas një harkimi nga këndi nga ana e Memushajt, topi shkon te Gjimshiti, që provon me sup, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

35′ Bare fiton goditjen e katërt nga këndi për Shqipërinë.

28′ Shqipëria kërkon me ngulm golin e avantazhit, provon edhe Sokol Cikalleshi, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë.

26′ Provon Rei Manaj, me një goditje drejt portës, por grushton mjaft mirë portieri i Andorrës, që i mohon golin e avantazhit sulmuesit lushnjar.

25′ Goditje dënimi nga një pozicion tepër i favorshëm në hyrje të zonës për Shqipërinë, e fiton Rei Manaj. Shans i artë për të kaluar në avantazh.

20′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, Kumbulla dhe Manaj “flirtojnë” me golin e avantazhit. Shpëtojnë për mrekulli vendasit. Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

19′ Lenjani fiton goditjen e dytë nga këndi për Shqipërinë.

17′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ledjan Memushaj për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

13′ Provon edhe Andorra të surprizojë me një harkim të rrezikshëm nga e djathta, por kontrollon gjithçka Etrit Berisha, i cili nis përpara futbollistët shqiptarë.

9’ Lenjani nis një top të rrezikshëm tokazi nga e majta, devijimi i një mbrojtësi e çon në duart e portierit Gomes.

7′ Cikalleshi fiton një faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë, kapiteni i Andorrës, Vieira.

6′ Gjimshiti provon të nisë Hysajn, me një asist fantastik nga mbrojtja, por shkodrani zihet në pozicion jashtë loje.

5′ Start pozitiv për Kombëtaren shqiptare, që avancon përpara në zonën kundërshtare në kërkim të golit të avantazhit.

2′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida! 300 tifozë në Andorra!

FORMACIONET ZYRTARE: 

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

Andorra2

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

Formacioni

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Formacion “italian”, sulmi i besohet Cikalleshit e Manajt. Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Andorrës

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *