VIDEO/ Shqipëria ndez motorët me një fitore në miqësoren e parë. Broja, Asani dhe Muçi vulosin suksesin përballë Lihtenshtejnit modest

video shqiperia ndez motoret me nje fitore ne miqesoren e pare broja asani dhe muci vulosin suksesin perballe lihtenshtejnit modest

































Shqipëria ka mundur me shifrat 3-0 Lihtenshtejnin në ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024.

442508926_859889949506847_7575721041454503802_n

Ashtu siç pritej në këtë sfidë, trajneri Silvinjo ka bërë disa ndryshime në formacion, duke parë edhe cilësinë e kundërshtarit që kishte përballë. Shqipëria e luajti gjithë ndeshjen në sulm, në kërkim të golave, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1-0 falë Brojës e në të dytën duke thelluar rezultatin në 3-0 me rrjetat e tundura nga Asani e Muçi.

Një test kontrolli për të ndezur motorët e përgatitjeve dhe për të parë gjendjen fizike të lojtarëve më shumë se sa për të provuar diçka taktikisht në funksion të Europianit ku cilësia e kundërshtarëve do të jetë plotësisht e ndryshme.

LIVE SHQIPËRI-LIHTENSHTEJN 3-0
31′ Broja, 47′ Asani, 67′ Muçi

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Shqipërisë.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

87’ Top në thellësi për Manajn në të djathtën, por sulmuesi rrëshqet dhe nuk kontrollon për të gjuajtur në portë.

83’ Laçi lëshon një gjuajtje kros nga e djathta, portieri grushton dhe largon sferën.

80’ Vazhdojnë tentativat radhazi të kuqezinjve me harkime nga krahët në zonë, teksa mbrojta e Lihtenshtejnit vetëm largon sferën para portës.

76’ M. Berisha hyn në fushë në vend të Asanit.

74’Asllani nga distanca dërgon topin në duart e portierit kundërshtar.

73’ Asllani nis Balliun nga e djathta, pasimi në qendër gjen Manajn i cili nuk gjen rrjetën, teksa vërshëllehet një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

67’ GOOOL SHQIPËRIA! Bajrami nis Laçin nga e majta, pasimi i tij në qendër gjen Asanin, i cili godet shtyllën e pastaj sfera shkon te Muçi i cili gjuan me portën bosh dhe thellon diferencën. (VIDEO)

63’ Ajeti dhe Broja i lënë vendin në fushë Kumbullës dhe Manajt.

58’ Balliu nis një top në zonë ku Laçi me kokë devijon por jo siç duhet duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

57’ Pas një goditje këndi, Asllani nga jashtë zonës provon me një gjuajtje të fortë, por që kalon mbi traversë.

53’ Sele ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Asllanit duke e shkelur në kavilje. Për fat të mirë mesfushori ia del të vazhdojë lojën.  (VIDEO)

47’ GOOOL SHQIQPRIA! Asani ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)

46’ Mihaj, Laçi dhe Muçi hyjnë në fushë në vend të Ismajlit, Gjasulës dhe Hoxhës në startin e pjesës së dytë për kuqezinjtë.

46’ Mihaj, Laçi dhe Muçi hyjnë në fushë në vend të Ismajlit, Gjasulës dhe Hoxhës.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

39’ Broja nga e djathta jep spektakël me një kalim mes kundërshtarëve, por harkimi i tij në qendër nuk gjen asnjë shok skuadre. (VIDEO)

38’’ Vazhdon presingu i kuqezinjve, që vendosin në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.

32’ Asllani provon edhe ai brenda zonës kundërshtare me një gjuajtje të fortë, sfera kalon mbi traversë pas devijimit.

31’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjen mbrojtjen të pavendosur dhe shënon në portën kundërshtare. (VIDEO)

28’ Mitaj pason për Asllanin i cili me thembër nxjerr Asanin para portierit, gjuajtja e sulmuesit devijohet jashtë nga gardiani i Lihtenshtejnit. (VIDEO)

25’ Kundërshtarët ia dalin të mbajnë topin për pak minuta në gjysmëfushën tonw dhe të afrohen në zonë, por pa rrezikuar asnjëherë Berishën.

22’ Topi këtë herë shkon te Hoxha në krahun e majtë, gjuajtja e tij nga jashtë zonës përfundon në duart e portierit. (VIDEO)

22’ Goditje dënimi ballore për kuqezinjtë, Bajrami tenton portën, por ndalet nga muri mbrojtës. (VIDEO)

18’ Mitaj hyn në zonë dhe gjuan, por sfera devijohet dhe shkon në duart e portierit të Lihtenshtejnit.

15’ Bajrami jep një pasim perfekt në zonë për Asllanin i cili shfaqet në të djathtën por me diagonalen e tij gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

11’ Aksion me shumë pasime i kuqezinjve, në fund është Asani i cili harkon në mënyrë të gabuar në zonë për Brojën. (VIDEO)

7’ Pas një goditje nga këndi, topi devijohet dhe shkon te Gjasula i cili nuk koordinohet siç duhet dhe gjuan mbi traversë. (VIDEO)

5’ Broja nuk përfiton në zonë nga një top i larguar keq nga mbrojtja teksa del me gjithë sferën jashtë vijës fundore.

3’ Që në minutat e parë është plotësisht Shqipëria në kontroll të topit, në kërkim të hapësirave për të rrezikuar, teksa kundërshtarët janë të kthyer me të gjithë lojtarët në mbrojtje.

1’ Nis dueli në Hungari.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo

LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk

sdffsddsffdsfdsfsdfsdsfdsfd

ssssssssssss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts