VIDEO/ Shqipëria pret Rusinë në ndeshjen e parë, shikoni golat e Rrakllit, Lalës e Tares 18 vite më parë









Pas shortit të hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-‘23 (Liga e Kombeve), është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

SH

Siç dihet tashmë, shorti e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Fushata eliminatore do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Shqipëria rikthehet të luajë ndaj kombëtares ruse, teksa shqiptarët nuk e harrojnë lehtë atë fitore 18 vite më parë, ekzaktësisht më 29 mars 2003 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me fitoren 3-1 për kuqezinjtë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të “EURO 2004”, ku autor të golave ishin, Altin Rraklli në minutën e 30′, Altin Lala në minutën e 79′ dhe të Igli Tare në të 83′ minutë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, Kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi.

Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë që do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Risia në Ligën e Kombeve- Skuadrat e Amerikës së Jugut mund t’i bashkohen turneve të UEFA-s me skuadra si Argjentina e Brazili, të cilat do të konkurrojnë përballë atyre të kontinentit tonë.

Nuk është fantazi, por një plan i bujshëm që mund të vihet në praktikë shumë shpejt. Formula e re pritet që ta bëjë aktivitetin më spektakolar.

Plani fillestar sheh që në edicionin e vitit 2024, 6 ekipet e para të CONMEBOL t’i bashkohen menjëherë Ligës A, e sigurisht mes tyre janë edhe Argjentina e Brazili.

Ndërsa katër skuadrat e tjera do ta nisin fillimisht në Ligën B, aty ku është edhe Kombëtarja jonë aktualisht. Ashtu si skuadrat europiane, në turnetë pasardhës edhe ekipet e Amerikës së Jugut pritet t’i nënshtrohen rregullave të ngjitjes dhe rënies nga liga përkatëse.

KALENDARI I SHQIPERISE LIGA E KOMBEVE

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.