VIDEO/ Shqipëria shpërdoron dhe bën dhurata, në Tiranë feston Anglia

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë! “3 luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2, kuqezinjtë e Edi Rejës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të zhvilluar në “Air Albania”.

Anglia2

Shansin e parë të artë e patën tanët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.

Uzuni

Më pas pjesën më të madhe të ndeshjes e patën nën kontroll anglezët që realizuan fillimisht me anë të Kejn në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Çelsit, Maunt, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën.

Maunt

Vlen të theksohet fakti se më këtë triumf, Anglia u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë.

FT: SHQIPËRI – ANGLI 0-2

Kejn 38′, Maunt 63′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën ndaj San Marinos.

88′ Zëvendësimi i fundit te Shqipëria, largohet nga fusha Laçi, vendin e tij e merr Ramadani.

81′ Zëvendësim te Anglia, largohet Foden, vendin e tij e merr Lingard.

78′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi, harkon Memushaj, por largohet rreziku, nga mbrojtësit e Anglisë.

77′ Minuta të mira për Shqipërinë që provon të shtyjë përpara, duke rrezikuar në zonën e Anglisë.

73′ Kejn ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

71′ Zëvendësim i katërt te Shqipëria, largohet Bare, vendin e tij e merr Memushaj.

70′ Zëvendësim te Anglia, në fushëm e lojës Uord Prous, i cili merr vendin e Filips.

68′ Uoker ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bares.

63′ GOL ANGLIA 0-2/ Gabim i Gjimshitit, i cili iu bën një dhuratë anglezëve, të cilët nuk falin me anë të futbollistit të Çelsit, Maunt. 

59′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Cikalleshi, Broja dhe Memolla, në fushën e lojës, Manaj, Gjasula dhe Lenjani.

57′ Tjetër mundësi për Anglinë me Kejn, por gjuajtja e tij për fat të mirë shkon mbi kuadrat.

52′ Pranë golit të dytë Anglia, me Foden, por fantastik Etrit Berisha, i cili tregon instiktet e jashtëzakonshme. Pas devijimit topi përplaset në shtyllë.

49’ Maunt nis një pasim të shkëlqyer për Stërling, por Hysaj rikuperon topin në kohë dhe pastaj qetëson lojën duke nxjerrë para kuqezinjtë.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Pranë golit të dytë Anglia, traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të dytë, pas tentativës së Herri Kejnit.

38′ GOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kejn realizon me kokë brenda zonës, pas harkimit nga e majta e Luk Shou, duke e çuar topin në cepin e portës. Në tentativën e parë, kapiteni i “3 luanëve” gjen rrugën e rrjetës. 

32′ Uoker provon me një gjuajtje nga distanca, por pa probleme për Etrit Berishën që kontrollon gjithçka.

29′ Tjetër shans për Shqipërinë, pas depërtimit fantastik të Hysajt, por as Uzuni dhe as Broja nuk arrijnë të përfitojnë në zonën kundërshtare.

28′ Rrezikojnë anglezët nga e djathta me Maunt, por mbyll mjaft mirë Ismajli, duke larguar topin që po shkonte drejt Stërling.

22′ Provon Kejn, por për fat të mirë topi ndalet në murin mbrojtës, arbitri akordon faull në sulm për Shqipërinë.

21′ Goditje dënimi për Anglinë në një pozicion tepër të rrezikshëm, pas ndërhyrjes së gabuar të Bares ndaj Maunt. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.

18’ Dominim i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.

13′ Shans ideal për Shqipërinë, pas një kundërsulmi fantastik, por për fat të keq, Uzuni nuk u treguar i saktë para portës, duke u nxituar dhe duke e dërguar sferën mbi kuadrat.

12′ Tjetër goditje nga këndi për Anglinë, pas topit të larguar nga Ismajli, por largojnë kuqezinjtë.

9′ Anglia fiton goditjen e parë nga këndi, pas topit të larguar nga Gjimshiti. Stons provon me kokë pas harkimit të Foden, por për fat të mirë, tentativa ka shkuar jashtë kuadratit.

7′ Bare shkakton faullin e parë në mesfushë. Shqipëria provon të dalë disi, por has vështirësi.

6’ Cikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën.

5′ Anglia e nis menjëherë në sulm, duke mbyllur të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare mbrapa.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, me një nderim kundër racizmit. Topin e parë e luajnë anglezët me Maunt.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

MEMOLLA

ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling. Kejn, Trajner: G. Southgejt.

ANGLIA

PANORAMASPORT.AL

protokolli

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *