VIDEO/ Si e shmangu kryeministri Dritan Lelin, kryebashkiaku i hap rrugën, Rama nuk e sheh as në sy









Në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ra në sy edhe një herë tjetër distancimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së qytetit, Dritan Leli, me të cilin është përplasur keq para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në videon që ka filmuar korespondenti i Panorama, shihet qartë se si shefi i qeverisë drejtohet tek rreshti ku ndodhet Leli, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, Presidenti Ilir Meta dhe shmang përshëndetjen me kryebashkiakun.

Rama qëndron në krah të kreut të shtetit gjatë cereomonisë zyrtare të ngritjes së flamurit.

Ndërkohë, në përfundim të kësaj ceremonie, personalitetet e larta drejtohen për tek varri monumental i Ismail Qemalit, shihet se Rama qëndron në fund duke pritur të kalojë kreu i shtetit, kryeparlamentarja.

Në këtë moment, Dritan Leli ndalon dhe i drejton dorën në shenjë respekti Ramës që të kalojë para tij. Por Rama ka shmangur çdo lloj kontakti me Lelin, qoftë ky sy më sy.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.