VIDEO/ Skandal me thirrje antishqiptare në Bosnjë, Egnatia mundet mes tensionit dhe me dy kartonë të kuq

video skandal me thirrje antishqiptare ne bosnje egnatia mundet mes tensionit dhe me dy kartone te kuq



































Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje në transfertën ndaj Borac Banja Luka në Bosnjë. Por ka qenë një humbje shumë e çuditshme e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

bandicam-2024-07-10-23-09-36-558-580x400

BORAC-EGNATIA 1-0

90’+6′ Hrelja

NGJARJET KRYESORE

90’+15’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Borac.

 90’+14’ Edhe Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+11’ Karton i kuq edhe për Ndrecën. Anësori ndal një aksin pranë zonës dhe del nga fusha e lojës para kohe duke lënë me 9 lojtarë ekipin. (VIDEO)

90’+9’ Vukoviç nga e majta ka hapësirën për të gjuajtur, por nuk gjen portën e Sherrit.

90’+6’ Vendasit tundin rrjetën! Një harkim i Herrera nga e majta gjen në shtyllën e dytë Hrelja i cili me kokë mposht Sherrin. (VIDEO)

90’+4’ Xhoel merr vendin e Alijev në radhët e Egnatias.

90’+4’ Herrera provon me një diagonale në zonën e rrogozhinasve, gjuajtja e tij shkon jashtë.

90’+2’  Një gjuajtje e fortë nga e djathta e sulmit vendas rrezikon portën e Sherrit, por sfera kalon mbi kryqëzimin e shtyllave.

90’ Jepen 14 minuta shtesë.

90’ Kolashin depërton në krahun e djathtë dhe tenton portën e Sherrit, gardiani ndal sferën.

87’ Grahovac tenton të depërtojë nga e majta, sfera bllokohet nga mbrojtja e vëmendshme e rrogozhinasve.

86’ Lukiç del nga loja për t’i bërë vend Marçetiç në radhët e skuadrës vendase.

86’ Lushkja dhe Ibrahimoglu lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Ahmetajt dhe Malotës.

82’ Egnatia nuk lejon asnjë hapësirë në prapavijë, duke shmangur gjuajtjet drejt portës së Sherrit.

79’ Rifillon ndeshja në Bosnjë.

78’ Pas shumë minutash, spikeri i stadiumit paralajmëron tifozët e vet se do të ndërpritet ndeshja përfudimisht nëse ka kore antishqiptare.

76’ Edhe delegati i UEFA-s zbret në fushë për të sqaruar situatën. Gjyqtari Stefanski është në pritje të udhëzimeve për të rifilluar ndeshjen apo jo. (VIDEO)

72’ Lojtarët e Egnatias nuk duan të vazhdohet ndeshja në situatë të tillë. Gjyqtari flet me drejtuesit e të dy skuadrave teksa ndeshja vazhdon të jetë e ndërprerë. (VIDEO)

68’ Ndërpritet ndeshja. Thirrjet kundër shqiptarëve dhe “Kosova është zemra e Serbisë” nga tifozët sjellin ndërprerjen e ndeshjes. (VIDEO)

66’ Një harkim nga e djathta devijohet gabimisht nga Xhemajli dhe shkon drejt portës por Sherri është i vëmendshëm. (VIDEO)

63’ Kartonë të verdhë radhazi të Alijev dhe Ndrecës që ndalën një aksion të skuadrës vendase në krahun e majtë.

59’ Gjyqtari ftohet nga VAR-i të shohë faullin edhe një herë dhe pas vëzhgimit të monitorit, i tregon të kuqin Zejnullait. (VIDEO)

58’ Edhe Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

56’ Vranjes lë fushën e lojës për vendasit, duke i bërë vend Pinler.

53’ Rrogozhinasit janë të vendosur më mirë në fushë në pjesën e dytë teksa nuk lejojnë ekipin vendas të krijojë aksione sulmuese.

49’ Rrogozhinasit dalin me shpejtësi në sulm me Kasën dhe Zejnullain, por më pas nuk gjejnë hapësirën për të gjuajtur drejt portës kundërshtare.

49’ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

47’ Pas një goditje këndi, Vukoviç nga e majta nuk ia del të gjejë shokët e skuadrës me harkime radhazi.

46’ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Borac, ku Saviç dhe Hrelja marrin vendin e Karaklajiç, dhe Kvrzhiç.

45’+8’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+7’ Pas një rivënie anësore, Dulis çon sferën te Vranjes i cili gjuan me kokë, por gjen të vëmendshëm Sherrin në pozicion. (VIDEO)

45’+6’ Ndreca ka mundësinë e artë pas një kundërsulmi që të gjuajë në portë nga e majta, por nuk gjen katërkëndorin me tentativën e tij. (VIDEO)

45’+3’ Herera nga e majta mundohet të pasojë në qendër, sfera devijohet në këndore nga Dulis.

45’ Jepen 7 minuta shtesë.

40’ Grahovac provon me një gjuajtje nga kufijtë e zonës, sfera fluturon lart mbi traversë.

38’ Pas një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Lukiç provon me kokë pa gjetur portën e Sherrit. (VIDEO)

36’ Aleksi ndal një kundërsulm të shpejtë të Vukoviç, duke u ndëshkuar me karton të verdhë,

35’ Tension në fushën e lojës pas një përplasje mes Dulis dhe Vukoviç, në fund gjyqtari i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë. (VIDEO)

30’ Zejnullai nis Fangajn në zonë në të djathtën, gjuajtja e mbrojtësit grushtohet nga portieri vendas e më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

27’ Kvrzhiç provon të gjejë portën thuajse nga gjysmëfusha e vet, asnjë problem për Sherrin.

21’ Kasa merr vendin e Bakajokos së dëmtuar.

18’ Probleme për Egnatian, pasi Bakajoko ka probleme dhe nuk mund të vazhdojë më, duke kërkuar zëvendësim. Sulmuesi del i përlotur duke çaluar nga fusha e lojës. (VIDEO)

11’ Egnatia me fat pasi vendasit i afrohen golit të parë. Një aksion nxjerr Karaklajiç të vetëm në të majtën, ai gjuan dhe mposht Sherrin por për fat Vranjes me kokë nuk devijon sferën në portën e boshatisur. (VIDEO)

7’ Vendasit ekzekutojnë një goditje dënimi me skemë në zonë, Aleksi lexon mirë situatën dhe largon topin.

4’ Qarkullim i gjatë i topit i rrogozhinasve, por nuk gjejnë hapësira për të provuar portën.

2’ Zejnullai fiton menjëherë një faull në mesfushë pas ndërhyrjes së Grahovac.

1′ Nis dueli në Bosnjë Hercegovinë.

FORMACIONET ZYRTARE

BORAC: Shiskovski, Kvrzhiç, Meijers, Karolina, Herera, Grahovac, Vranjes, Vukoviç, Kulashin, Karaklajiç, Lukiç.
Trajner: Mlladen Zhizhoviç

EGNATIA: Sherri, Dulis, Xhemajli, Alijev, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Lushkja, Ibrahimoglu, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts