VIDEO/ Skënderbeu reziston vetëm 1 pjesë, Laçi fundos korçarët dhe merr kryesimin

Laçi nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e sotme, teksa ka mposhtur në transfertë Skënderbeun me rezultatin 2-0.

Skenderbeu 1-1

Kurbinasit kanë zhvilluar një pjesë të dytë shumë të mirë, për të marrë 3 pikë të arta, që i ngjit ata në vendin e parë të renditjes me 44 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Ndërkohë Skënderbeu mbetet në fund me 16 pikë, 6 pikë më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kishin raste shënimi, po nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Pjesa dytë ishte krejtësisht ndryshe, teksa në minutën e 58’, Mentor Mazrekaj me një gjuajtje nga goditja e dënimit ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke i ardhur në ndihmë edhe muri mbrojtës, ndërsa në minutën e 75’, Julian Shehu shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të Mustës, me këtë të fundit që i kishte rrëmbyer topin pranë zonës Dumfurit.

FT| SKËNDERBEU-LAÇI 0-2

Mazrekaj 58′, Shehu 74′

Komenti live:

Mbyllet sfida!

94’ Çfarë ka humbur Prenga, i cili shfaqet i vetëm me portierin Dajsinani, por dështon ta dërgojë topin në rrjetë.

90′ Akordohen 5 minuta shetsë!

81’ Pranë golit të tretë Laçi me Harmon, i cili provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pas devijimit të një prej lojtarëve të Skënderbeut, topi shkon jashtë.

75’ GOOOOOL LAÇI 0-2/ Gafë e pafalshme e Dumfur në prapavijë, nga e cila përfiton Musta i cili niset drejt portës, pason në fund për Julian Sheun, i cili në zonë nuk fal duke shënuar të dytin për skuadrën e tij.

70’ Zëvendësim te Laçi largohet nga fusha e lojës portieri Sali pas një dëmtimi muskulor, për t’i lënë vendin Alen Sherrit.

58’ GOOOOL LAÇI 0-1/ Fantastik Mentor Mazrekaj, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit dhe me ndihmën e murit mbrojtës ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

53’ Pranë golit Lacci me Mazrekajn, i cili bën një gjuajtje të bukur në zonë, por Dajsinani i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë, duke e larguar në goditje këndi.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Mundësi e mirë për Skënderbeun, me Mensah që kroson nga e djathta, provon Sadriu me këmbën e majtë, por topi shkon mbi portë.

37’ Ndeshje e bukur në Korçë me të dyja ekipet që provojnë sulmet, por nuk është regjistruar asnjë aksion i rrezikshëm deri tani.

29’ Pretendojnë për penallti korçarët, teksa Mensah rrëzohet në zonë pas një dueli me Malotën, por arbitri i ndeshjes vazhdon lojën.

27’ Goditje dënimi për Laçin në limitet e zonës së rreptësisë, provon Musta me një gjuajtje të fortë, pro topi shkon larg portës.

19’ Pranë golit Laçi me Shehun, i cili pas një krosimi perfekt të Mazrekajt gjuan me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

13’ Tenton me kundërsulm Skënderbeu, teksa Meksi niset me shpejtësi drejt portës së kurbinasve, por Shehu shkakton ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

12’ Krosim i rrezikshëm nga Mentor Mazrekaj nga krahu i majtë, i cili dërgon një top në zonë, por Dajsinani është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.

6’ Çfarë rasti për Skënderbeun me Zhan Viktor që përfiton nga një krosim perfekt i Mensah, teksa gjuan me të parën, por topi shkon mbi traun e portës.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Taipi, Zhan Viktor, Duvuna, Mara, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

LAÇI: Sali, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro

GJYQTARË: Kreshnik Barjamaj, Rejdi Avdo, Jetmir Podgorica, Indrit Myrtja

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *