VIDEO/ S’ndalet dhuna në futboll! Nuk u ekzekutua goditja e këndit, trajneri godet me kokë arbitren anësore









E pabesueshme ajo që ndodhi në Brazil në kampionatin shtetëror të Espirito Santo. Anësorja, Marsieli Neto, mori një goditje me kokë nga trajneri i Desportiva Ferroviaria, Rafael Soriano.

bandicam 2022-04-11 09-43-43-040

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë kur skuadrat ishin në rezultatin e barabartë 1-1.

Arbitri vërshëlleu për mbylljen e pjesës së parë në minutën e 54-të, por në atë moment Soriano hyri në fushë për të protestuar ndaj kryesorit, sepse ai nuk priti që ekipi i tij të ekzekutonte një goditje këndi.

Arbitri e përjashtoi menjëherë Sorianon, por me daljen nga fusha trajneri e kërcënoi sërish anësoren:

“Nëse thua se të sulmova, do të shkojmë në polici.”, më pas trajneri në një intervistë për mediat vendase deklaroi: “Ajo është duke përfituar nga situata sepse është femër, ka shtyrë lojtarët dhe tani thotë që e sulmuara është ajo.”, përfundoi tekniku i Desportiva Ferroviarias, Rafael Soriano.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.