VIDEO/ Solskjaer mund të marrë frymë, Ronaldo e shpëton sërish








Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Mançester Junajtid është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë 0-3 Totenhemin, një rival jo të lehtë në Premier Ligë.

junajtid

‘’Djajtë e kuq’’ duhet të reagonin me patjetër pas humbje turpëruese ndaj Liverpulit fundjavën e kaluar, për të treguar që ishte thjesht një moment i keq dhe jo krizë në rezultate. E kush tjetër mund të bëhej protagonist në këtë sfidë përveçse Kristiano Ronaldos.

Ylli portguez shkëlqeu me një gol dhe një asist në këtë takim, duke hedhur pas krahëve kritikat e shumta që janë adresuar drejt tij javët e fundit. 36-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 39-të, ndërsa asistoi për Kavanin në minutën e 64-ët.

Goli i Rashford vulosi rezultatin në 0-3 për 3 piktë të arta që i japin frymëmarrje Solskjaerit. Mançester Junajtid ngiitet në vendin e 5-të në renditje në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e 8-të me 15 pikë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *