VIDEO/ Spektakël dhe gola, Kukësi dhe Tirana e nisin Superioren me barazim


















Panoramasport.al/Kategoria Superiore ka nisur me një barazim mes Kukësit dhe kampionëve në fuqi të Tiranës. Në një sfidë shumë të luftuar dhe me raste në të dy portat, në fund ekipet janë kënaqur me nga një pikë në barazimin 1-1.

kukesi-tirana

Kukësi-Tirana 1-1

Daci 3′ / Xhixha 56′

MINUTE PAS MINUTE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+5’ Harkim i Gjumsit nga e djathta, Seferi devijon me kokë por jo sa për të kthyer topin drejt portës së Kukësit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Qefalija është ai i cili lë fushën e lojës për zëvendësimin e radhës te Tirana, me Hilën i cili aktivizohet ndaj ish-skuadrës.

85’ Gjumsi merr vendin e Lukman në fushën e lojës në radhët e Tiranës.

84’ Qefalija ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Moraesh.

81’ Një kontakt mes Seferit dhe Ilieskit nervozon të gjithë pankinën e skuadrës vendase që kërkon ndëshkimin e sulmuesit.

80’ Qarkullim i gjatë i topit të Tiranës që po mundohet të gjejë një hapësirë në prapavijën e Kukësit, i kthyer i gjithi mbrapa.

78’ Haxhiu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

77’ Gega bën zëvendësimin e tretë, duke larguar Hasajn për të aktivizuar Zivkovicc.

73’ Tjetër tentativë drejt portës bardheblu nga Xhixha dhe përsëri Tafas i mohon golin me devijimi e tij.

71’ Karton i kuq i Dacit. Futbollisti bën faull ndaj Isenit dhe më pas edhe godet lojtarin e shtrirë në tokë. Jorgji nuk heziton t’i tregojë menjëherë kartonin e kuq.

66’ Lëvizja e radhës e Gegës është largimi i Bashës, për të aktivizuar Berishën.

64’ Giasi hyn në fushën e lojës në vend të Kotes.

Foto: F. Hazisllari

59’ Kukësi ka pësuar tronditje pas golit, duke gabuar edhe pasime të thjeshta me Gegën i cili po bëhet gati të bëjë lëvizje në stol.

56’ GOOOL Tirana. Barazohen shifrat, pas goditjes nga këndi topi shkon te Xhixha i cili me gjuajtëm e tij çon sferën në rrjetë.

56’ Seferi merr topin në zonë dhe gjuan, por bllokohet nga mbrojtja. Të njëjtin fat ka edhe gjuajtja e Kallakut me sferën që devijohet në këndore.

55’ Hasaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Lukman.

53’ Top në thellësi për Xhixhën i cili ndalet në momentin e fundit nga Haxhiu, duke i larguar sferën nga këmbët para se të hynte në zonë.

49’ Përgjigjet Tirana me Kallakun i cili gjuan në pozicion ballor, por përsëri është Tafas i cili i mohon festën e golit. I pakalueshëm deri tani portieri i Kukësit.

47’ Moraesh shfaqet në të majtën dhe nis një pasim interesant në zonë bardheblu, por Daci nuk devijon dot në portë.

46’ Nis pjesa e dytë në “Kukësi Arena”.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Kukësit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Diagonale interesante për Xhixhën i cili gjuan menjëherë në krahun e majtë, Tafas është përsëri i vëmendshëm dhe pret topin.

43’ Top nga e majta i Ndrecës i cili kalon pasqyrën e portës së bardhebluve por as Daci e as Basha nuk ia dalin ta devijojnë në rrjetë.

41’ Seferi i afrohet golit të barazimit me një goditje të fortë në hyrje të zonës, sfera kalon jashtë në të majtë të Tafas duke krijuar iluzionin e golit për pak çaste e duke dëshpëruar stolin bardheblu.

42′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ Taipi në kufijtë e zonës lëshon nga e djathta një gjuajtje të fortë në shtyllën e parë, Bekaj zgjatet dhe kontrollon sferën.

37’ Shehi i pakënaqur me Behiratçen, aktivizon në vend të tij Isenin.

34’ Basha fton Taipin në të djathtë dhe ky i fundit harkon në qendër të zonës, por aty largon Behiratçe duke evituar goditjen e Dacit.

32’ Xhixha ka mundësinë të nisë një kundërsulm të shpejtë, por lejon t’i ikë topi nga këmbët përpara dhe i jep mundësinë Tafas të kontrollojë sferën.

28’ Lojë e vëmendshme nga të dy skuadrat në qendër të mbrojtjes, duke mos lënë hapësira për të rrezikuar e duke larguar në çdo mënyrë sferën larg katërkëndorit.

22’ Situata zhvendoset në anën tjetër me Taipin i cili gjuan në kufijtë e zonës, por çon sferën jo shumë larg katërkëndorit të Bekajt.

21’ E pabesueshme ajo që gabon Kallaku. Mesfushori merr një top nga e djathta dhe është i vetëm para portës bosh, por dërgon topin jashtë.

20’ Aleksi tenton nga distanca, topi ndalet nga mbrojtësit e Kukësit dhe përfundon në këmbët e Seferit i cili gjuan, por gjen përsëri të gatshëm Tafas.

15’ Taipi harkon mjaft mirë nga e djathta pas një goditje nga këndi, Daci tenton por sfera ndalohet nga mbrojtja.

12’ Kuksianët pretendojnë për penallti pasi një rrëshqitje e Behiratçe dhe më pas përplasja me Bekajn rrëzojnë Dacin në zonë, por gjyqtari Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

8’ Mundësi e artë e Tiranës për të barazuar shifrat. Ismajlgeci në krahun e majtë shfaqet para Tafas, por godet në trupin e portierit. Topi më pas shkon te Seferi i cili humb mundësinë për të goditur në portën e boshatisur, ndërsa Hasani në fund gjen përgjigjen e Tafas me tentativën e tij.

6’ Aksion i Tiranës me një harkim nga e majta, topi shkon në anën tjetër te Hasani i cili gjuan, por nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

Foto: F. Hazisllari

3′ GOOOL KUKËSI! Top në thellësi për Dacin i cili gjen kohën dhe kalon topin mbi Bekajn që po dilte nga kuadrati.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi:Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira, Ilieski, Moraesh, Kote, Taipi, Haxhiu, Hasaj, Basha, Daci

Trajner: Skënder Gega

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lukman, Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia, Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi

Trajner: Orges Shehi

-0=

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.