VIDEO/ Spektakël i Florian Markut, fitore me KO që në raundin e katërt









Florian Marku siguroi  fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

bandicam 2022-04-02 22-40-06-836

NDESHJA

Ora 22:57 – Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij  nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.

Ora 22:55 – Marku mbyll raundin e tretë në sulm, por me një të çarë në ballë pas një goditje me kokë të kundërshtarit.

bandicam 2022-04-02 22-54-48-083

Ora 22:50 – Raundi i dytë sheh Markun në sulm, duke tentuar vazhdimisht goditjet në kokë ndaj kundërshtarit, i cili përqendrohet më shumë në goditjet në trup.

Ora 22:45 – Shkëmbime mes të dy boksierëve në raundin e parë, me uellsianin i cili shfaqet menjëherë agresivë ndaj Markut.

bandicam 2022-04-02 22-46-31-680

Ora 22:40 – Florian Marku hyn në ring duke ndezur publikun shqiptar para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.