VIDEO/ ‘Spektakël’ në Itali, Nedim Bajrami shënon supergol nga jashtë zone



Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Empolit, në Serinë B, ndaj skuadrës së Breshas. Fantazistin shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 17’, teksa me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

BAJRAMI]

22-vjeçari vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë me skuadrën italiane, teksa do të ishte një ndihëm e madhe edhe për Kombëtaren, ku u grumbullua për ndeshjet e muajit maj, por për shkak të burokracive në FIFA, nuk mori dot debutimin. Ky është goli i katërt për Bajramin në këtë sezon me skuadrën e Empolit.

Nëse Empoli ruan rezultatin 3-1, me të cilin është mbyllur pjesa e parë, atëherë do të shkonin në kuotën e 66 pikëve, në vendin e parë në renditje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *