VIDEO/ Studentët e mjekësisë protestojnë para ministrisë së Arsimit, “mbulojnë” godinën me letra higjienike

video studentet e mjekesise protestojne para ministrise se arsimit mbulojne godinen me letra higjienike
video studentet e mjekesise protestojne para ministrise se arsimit mbulojne godinen me letra higjienike

Studentët e Mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën e tyre e cila zhvillohet për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë vijuar protestën e tyre duke hedhur letra higjienike drejt godinës, si edhe duke shfaqur posterat me parrulla që kundërshtojnë ligjin.

[embedded content]

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts