Video/ Stuhitë e shiut mbërrijnë në Kosovë, breshër në disa komuna

Temperaturat sot në Kosovë kanë pësuar ulje, pas ditëve të para të javës, ku ato arritën deri në 38 gradë celsius.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër.

Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Prizren. Ndryshe, sot Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për Telegrafin se Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *