VIDEO / Surprizë te Barcelona, martohet sulmuesi dhe shokët e skuadrës as nuk e dinin që ishte i fejuar









Futbollistët e Barcelonës me siguri kanë mbetur të shtangur kur kanë mësuar lajmin e fundit rreth Ousman Dembele. Nuk bëhet fjalë për një nga dëmtimet e zakonshme të tij, por për faktin se tashmë ai është… i martuar.

dembele

Sipas mediave spanjolle, futbollisti francez i katalanasve është martuar në Marok thuajse në fshehtësi të plotë, ose të paktën pa ua bërë të ditur shokëve të tij të skuadrës të cilët e kanë mësuar një gjë të tillë nga mediat dhe rrjetet sociale. Të njëjtat burime theksojnë se në klub as nuk e dinin që ai ishte i fejuar dhe nuk e kishin parë asnjëherë të shoqëruar me një partnere në evenimentet zyrtare.

I vetmi futbollist që më sa duket dinte gjithçka dhe që ishte i ftuar në ceremoninë e kryer sipas ritmeve islame, ishte lojtari i Bajern Mynih, Dajot Upamekano, me të cilin Dembele ka një miqësi të ngushtë që kur të dy janë takuar në përfaqësueset e moshave të Francës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.