VIDEO/ Tabaku i bën llogari ‘vjedhjen e 430 milionë eurove’, Rama shkrihet së qeshuri dhe i bie tavolinës në komisionit hetimor: Seriozisht e ke? Deri në 2047 është parashikuar…








Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku i ka bërë llogari kryeministrit Rama atë për të cilën opozita beson se afera e impianteve të mbetjeve i kushton shqiptarëve 430 milion euro.

Por ndërkohë që Tabaku fliste, kreu i qeverisë ka qeshur dhe i ka rënë dhe tavolinës me dorë duke iu drejtuar demokrates “Seriozisht e ke?”.

“Ju prej kaq muajsh i thoni shqiptarëve që ju kanë vjedhur 430 milionë kur ju këtu bëni kalkulimin e parave të angazhuara për të pastruar Tiranën jo për kompaninë se kompania do pastrojë vetë, bashkitë do paguajnë për plehrat, deri në 2047 do paguajë. Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare”, tha Rama.

Replikat

Rama: Janë vjedhur lekët e 2050? Mos ma thoni këtë larg qoftë të jetë kjo që keni bërë llogarinë deri në 2050 e lekët i kemi marrë ne që tani!

Tabaku: Për kontratën e Tiranës për të drejtat që i lndin koncensionarit për të zbatuar për 30 vite, për paratë e angzhuara për Elbasanin 24.7 mln euro për zbatimin e kontratës për Fierin 30.6 mln euro deri në këtë moment

Rama: E pabesueshme kjo nxjerr 430? ca llogarie po bën?

Tabaku: Pyejet po i bëj unë kërkoj respekt, 360 mln euro kontrata e Tiranës për 30 vite, në total janë 430 mln euro.

Rama shkrihet së qeshuri në këtë moment.

Tabaku: S’e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro

Rama: Domethënë paratë që do angazhohen deri në 2047 i keni thënë shqiptarëve që janë vjedhur? seriozisht?

Tabaku: Ule zërin e fik mikrofonin se po flas

Rama: seriozisht? Seriozisht e ke?

Tabaku: Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë me një vlerë 130 mln eur, skrapin 70 mln euro, e bëjnë shumën më shumë se 430 mln euro, shqetësimi në këtë rast …s’më duket ndonjë gjë për të qeshur, këto janë para…

Rama: O zonjë a e kuopton ca po thua? Paratë e parashikuara për të pastruar Tiranën deri në 2047 i ke thënë shqiptarëve që janë vjedhur e kupton apo jo? uaa. Të jesh e sigurt që tani qesh cdo shqiptar që kupton se cfarë ndodh. Deri në 2047 është parashikuar

Tabaku: Nëse shqiptarët qeshin me këtë sjellje që nuk është e përshtatshme për këtë komision…

Rama: Pyeja ku është tani?

Tabaku: A gjykoni që shteti duhet ti ndalojë pagesat për këto kontrata?

Rama: Jam realisht i keqardhur e them pa asnjë ironi që ju jeni vënë në dispozicion me zë e figurë kësaj cmendurie që është normale për Lulzim Bashën por s’duhet të ishte normale për një profesioniste si ju pretendoni e jeni e nuk dyshoj që keni studiuar e kam të pamundur të besoj që ju i besoni këto që thoni.

Ju prej kaq muajsh i thoni shqiptarëve që ju kanë vjedhur 430 milionë kur ju këtu bëni kalkulimin e parave të angazhuara për të pastruar Tiranën jo për kompaninë se kompania do pastrojë vetë, bashkitë do paguajnë për plehrat, deri në 2047 do paguajë. Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.