VIDEO/ “Të luash kundër Espanjolit është më mirë se të bësh seks”, Pike i surprizon të gjithë me deklaratën: Kam pasur aq para sa buxheti i…









Një deklaratë epike e Xherard Pikesë, gjatë një interviste me yllin e “Youtube”, Xhordi Uild, ditën e sotme ku ka thumbuar rivalët e Espanjolit, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

pique-800x450 (1)

“Të luash kundër Espanjolit është më mirë se të bësh seks. Më pëlqen të hyj në fushë, të më fishkëllejnë, pastaj qesh dhe ata nxehen edhe më shumë, nuk ka gjë më të lumtur në botë.

Unë kam pasur aq para sa buxheti i Espanyol për një kohë të gjatë”, u shpreh Pike, i cili është pjesë e Barcelonës prej 14 sezonesh. Një ngacmim i drejtpërdrejtë ky për rivalët katalanas të Espanjolit, që ka nxitur komente të shumta.

Ndër të tjera Pike ka treguar se kur ishte fëmijë i pëlqente më shumë futbolli se sa tani, ai thotë se ka raste që nuk i dinë emrat e kundërshtarëve.

“Kur isha fëmijë më pëlqente futbolli më shumë se tani. I njihja të gjithë lojtarët, të gjitha skuadrat… Tani ka raste kur luaj ndeshje dhe nuk i di emrat e disave. lojtarët rivalë,” shtoi 35-vjeçari.

Pike me Barcelonën ka luajtur gjithsej 602 ndeshje ku ka arritur të fitojë shumë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij si me katalanasit ashtu dhe me kombëtaren spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.