VIDEO/ “Të presësh të vdekurit e Bashkisë është…” Rama thumbon kryebashkiakun e Vlorës gjatë inspektimit të Lungomares



Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për projektin Lungomare2 në Vlorë.

“Vlorë – Në Lungomare2, ku vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik, me një plazh të ri publik me 5 yje.”- shkruan Rama duke publikuar një video nga vizita e tij.

I shoqëruar nga inxhinieri që mbikëqyr punimet, kryeministri nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, rruga e të cilit është ndarë tanimë nga Partia Socialiste për shkak se nuk pranoi dorëheqjen për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet.

“Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ”– tha Rama duke mos e përfunduar fjalinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *