VIDEO/ Tensionet që nuk u panë në Uembli, tifozi shqiptar zihet me policinë dhe shoqërohet në rajon








Në sfidën Angli-Shqipëri, stadiumi Uembli “vloi” nga tifozët ku u mësua se ishin shitur 80 mijë bileta për të parë ndeshjen.

pjimage

Në stadiumin mitik, raportohet se kanë qenë të pranishëm më shumë se 15 mijë tifozë shqiptarë, që jetojnë në Angli, por dhe kishin udhëtuar nga Shqipëria apo vendet e tjera.

Për një nga tifozët shqiptarë kjo ka qenë një eksperiencë mjaft e hidhur pasi ka krijuar telashe me policinë, madje duke u konfliktuar dhe fizikisht më pas është arrestuar nga policët anglezë që e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të stadiumit.

Tifozi i veshur me simbole të Shqipërisë, kundërshton policinë të cilët për një moment bëhen të shumtë në numër dhe nuk ngurojnë të përdorin forcën për shoqërimin e tifozit shqiptar. Videoja është postuar nga një llogari në “TikTok” dhe është bërë virale shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *