VIDEO/ Tentoi të vononte lojën, futbollisti i Romës e pëson nga kapësi i topave. Goditet me…



Roma mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti me përmbysje Ajaksin në transfertë, në ndeshjen e parë për çerekfinalen në Ligën e Europë.7BDA9BE0-2781-47CE-BB6D-79407F1EA45A

Megjithatë përveç rezultatit, një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në minutat e fundit, lojtarët e Romës po përpiqeshin të vononin lojën sa më shumë, për të marrë fitoren. Këtë u përpoq të bënte edhe talenti verdhekuq, Kalafiori, por nuk i doli mirë.

Gjatë ekzekutimit të rivënies anësore, Kalafiori po ecte me avash për të marrë topin, teksa sheh një tjetër top që i përplaset në trup.

Kapësi i topave në stadiumit e Ajaksit, aspak i lumtur për vonesën, ia përplas topin Kalafiorit, për t’i treguar se duhet të luajnë më shpejt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *