Franca dhe Spanja kanë triumfuar në testet miqësore në prag të startit të Kampionatit Europian përkatësisht ‘’gjelat’’ fituan pastër 3-0 kundër Bullgarisë ndërsa iberikët shkërmoqën 4-0 Lituaninë.
Franca mori një fitore të pastër pa shumë vuajtje ku heroi i skuadrës ishte sulmuesi Olvier Zhirud i cili erdhi nga stoli dhe shënoi dopietë në këtë takim.
Lajm i keq për gjelat ishte dëmtimi i Karim Benzema i cili doli nga fusha në pjesën e parë dhe nuk dihet ende gjendja e tij dhe a do të jetë pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian.
Spanja mori një fitore të thellë 4-0 ku në fushë u hodh formacioni i 21 vjeçarëve pasi kombëtarja A është izoluar pas infektimit me Covid-19 të kapitenit Serxhi Buskets.
Për spanjollët shënuan Guilamon dhe Diaz në pjesën e parë, ndërsa Miranda dhe Puado hipotekuan fitoren e thellë të iberikëve.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al