VIDEO/ Teuta nuk e lëshon “fronin”! Durrsakët e Edi Martinit i falen penalltisë së Bregut, Skënderbeu ndalet në… traversë



Teuta “merr hak” ndaj Skënderbeut pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini, arritën të triumfonin në transfertë ndaj korçarëve, me rezultatin 0-1, falë penalltisë të fituar nga Gruda, që u shndërrua në gol nga Dejvi Bregu në minutën e 43-të.

 

teuta

Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuatje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri.

Me këtë triumf, “djemtë e detit”, Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë në 28 ndeshje, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

FT: SKËNDERBEU-TEUTA  0-1

Bregu 43′ (p)

KOMENTI LIVE

Përfundon takimi. 

90+1′ Largohet Ildi Gruda, vendin e tij e merr Fabjan Beqja.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Aleksi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

89′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Zhan Viktor, vendin e tij e merr Douvuna.

84′ Kosta Vangjeli kroson nga e majta drejt zonës për Mensah, i cili rrëzohet dhe kërkon penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

82′ Harkim drejt zonës i Rrapajt, por largon rrezikun kapiteni Renato Arapi.

78′ Zëvendësim te Teuta, largohet Xhekson, vendin e tij e merr Kuros.

76′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami në vendin e tij Rrapaj.

74′ Minuta tepër të luftuara në Korçë. Skuadra e Memellit kërkon golin e barazimit, ndërkohë durrsakët e Martinit, provojnë të “vrasin” sfidën me anë të kundërsulmeve.

66′ Mara provon me të majtën nga goditja e dënimit, topi ndalet nga traversa, pa fat korçarët në këto minuta.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, në fushë Blerim Krasniqi.

64′ Renato Arapi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Elvi Berishës, goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion tepër i favorshëm.

62′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Taipi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

61′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zguros, talenti durrsak humbet sfidën e radhës ndaj Tiranës.

59′ Vangjel Zguro ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dajës.

58′ Dejvi Bregu lëviz bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje drejt portës, por vendimtare ndërhyrja e Sadriut, i cili mban në lojë korçarët.

56′ Goditje dënimi për Skënderbeun, Mara harkon një top në shtyllën e dytë, por nuk arrin Bajrami, të godasë me kokë.

49′ Momente paniku, Daja përplaset me Mensah në mesin e fushës në mënyrë të pavullnetshme. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore, për t’iu ardhur në ndihmë lojtarëve.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ GOOOL TEUTA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Dejvi Bregu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portieri Dajsinani. Në avantazh skuadra e Martinit. 

41′ Penallti për Teutën, Sadriu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Grudës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për durrsakët.

35′ Minuta të vakëta, ku mungojnë rastet e rrezikshme, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, konkretizimet lenë për të dëshiruar.

29′ Bregu harkon nga e djathta, por tentativa e tij është tërësisht e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Dajsinani.

24′ Teuta kërkon të marrë kontrollin e lojës duke qarkulluar topin, ndërkohë që korçarët e Migen Memellit, provojnë të rrezikojnë me anë të kundërsulmeve.

18′ Rast ideal për Skënderbeun, që rrezikon me anë të një kundërsulmi. Elvi Berisha bën gjithçka mirë brenda zonës, provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën e Frashërit.

15′ Ende asnjë rast i rrezikshëm, në portat respektive, si Frashëri ashtu dhe Dajsinani nuk janë thirrur në apel në këto minuta.

7′ Xhekson provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon mbi kuadratin e portës së Dajsinanit.

6′ Teuta fiton goditjen e parë nga këndi. Zguro dhe Vitija largojnë rrezikun.

5′ Start i qetë, loja është e përqëndruar në mesfushë, ku nuk mungojnë duelet e shumta.

1′ Ka startuar sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Taipi, Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda. Trajner: Edi Martini.

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *