Lajpcigu fitoi 0-5 në transfertë ndaj Klub Bryzh. Kjo ishte fitorja e parë për gjermanët këtë sezon në Champions dhe entuziazmi gjatë ndeshjes ishte i madh. Megjithatë jo të gjithë ishin të lumtur për rezultatin.
Një nga tifozët e Klub Bryzh tentoi të godiste lojtarët me një gotë birrë, por nuk ia doli dot. Mbrojtësi i Lajpcig, Josko Gvardiol kërceu mbi lojtarët dhe me kokë e largoi rrezikun. Ky episod shkaktoi të qeshura në rrjet përpos rezultatit të thellë të miqve.
Me këtë fitore Lajpcig shkoi në kuotën e 4 pikëve,por ngelet ende në vendin e fundit në grupin A.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al