VIDEO/ Tifozët e Interit e shajnë “burrë m***”, reagimi i Dibala bën të lumtur tifozët e Romës












Tifozët e Interit e pritnin krahëhapur gjatë merkatos së verës. Por Paulo Dibalën e panë vetëm si autorin e një prej golave që u solli humbjen përballë Romës në këtë fundjavë.

asdasdasdsdsd

Argjentinasi shkëlqeu në sfidën në “San Siro” dhe u tregua i pamëshirshëm në ndeshjen ndaj skuadrës që e kërkoi me ngulm në verë. Ai u tregua i “pamëshirshëm” edhe në reagimin e tij ndaj fyerjeve që tifozët e Romës i lëshuan në fund të ndeshjes teksa largohej nga fusha.

Pasi u përshëndet me tifozët e vet, Dibala po futej në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve kur nga tribunat u dëgjuan koret “Dibala, burrë m***”. Megjithatë, argjentinasi e përjetoi me shumë qetësi këtë moment dhe lëshoi një të qeshur ironike ndaj tifozit të dëshpëruar interist.

Videoja e këtij reagimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale nga tifozët e Romës të cilët nuk kanë kursyer falënderimet për argjentinasin për atë që po jep për këtë skuadër, me 5 gola të shënuar në ndeshjet zyrtare deri tani. Por njëkohësisht, nuk kanë kursyer thumbimeve edhe ndaj interistëve që tashmë po vuajnë përsëri argjentinasin që ëndërronin ta kishin në radhët e skuadrës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *