VIDEO/ Tjetër hap fals për Tiranën, Kastrioti merr pikën e parë në kampionat





Kastrioti dhe Tirana janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

bandicam 2021-09-25 14-55-04-579

Sfida u zhbllokua në minutën e 41′ me skuadrën krutane e cila fitoi një 11-metërsh pas prekjes me dorë në zonë nga Hoxhallari dhe Kastrioti kaloi në avantazh falë Karakacit i cili humbi fillimisht penalltinë, por u tregua i saktë menjëherë me kokë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Tiranës e cila i bëri presing të madh që në fillim kundërshtarit dhe ishte Taulant Seferi ai që realizoi me kokë dhe duke barazuar shifrat nga goditja e këndit në minutën e 49′.

Ky ishte barazimi i dytë për Tiranën pas asaj ndaj Egnatias dhe renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Kastrioti merr pikën e pare në këtë edicion të Kategorisë Superiore dhe renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

KOMENTI LIVE –

FT| KASTRIOTI 1-1 TIRANA

Karakaçi 41′ / Seferi 49′

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ Momente tensioni mes dy skuadrave ku protestojnë tek arbitri.

90′ Arbitri akordon 4 minuta shtesë!

89′ E pabesueshme ajo që humbet Ëngjëll Hoti, Tirana në prag golit të avantazhit teksa pas një goditje dënimi vjen krosimi në zonë Hoti e devijon, por pa e dërguar në rrjetë duke e çuar lart traversës.

88′ Armando Rami ndëshkohet me karton të verdhë teksa bën një faull taktik dhe ndal një aksion premtues të Redon Xhixhës.

79′ Zëvendësimi i radhës tek Tirana, Ardit Toli largohet për t’i bërë vend Enes Kukës.

75′ Pak minuta në fushë, Ëngjëll Hoti ndëshkohet me karton të verdhë duke ndalur me një faull taktik autorin e golit Karakaçi në një aksion të shpejtë.

65′ Tirana kryen zëvendësim teksa largohet Totre në vendin e tij futet Hoti.

64′ Kastrioti kryen dy zëvendësimet e radhës, teksa largohen Husein dhe Mudrazija për t’i bërë vend Ajazit dhe Kodës.

59′ Arbër Basha ndërshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyu rrezikshëm me takat lart ndaj Najdovskit.

49′ GOOOOOOOOOL TIRANA 1-1! Taulant Seferi barazon shifrat, teksa tregohet i saktë me kokë nga një goditja e këndit.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë!

41′ GOOOOOOOL KASTRIOTI 1-0! Skuadra krutane kalon përpara me Karakaçin i cili fillimisht e humbi penalltinë, por me kokë realizon golin e parë të takimit.

40′ Penallti për skuadrën e Kastriotit, Hoxhallari prek topin me dorë dhe arbitri kryesor Bastari akordon m,enjëherë 11-metërsh.

26′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn me dorë në fytyrën e kundështarit gjatë dyluftimi.

24′ E pabesueshme çfarë ka humbur Redon Xhixha i vetëm para portierit, pas një pasi perfekt të Majkëll Ngosë, topi përfundon jashtë.

21′ Kastrioti bën një zëvendësim të detyruar, largohet i dëmtuar Sokol Neziri dhe në vendin e tij futet Damir Grgiç.

16′ Majkëll Ngo pretendon për penallti teksa proteston tek arbitri pasi mbrojtësi i Kastriotit, Dida e tërheq nga fanella.

14′ Shumë ndalesa të lojës, mjekët e Kastriotit futen disa herë në fushë për shkak lojtarëve krutanë.

5′ Loja është e përqëndruar në mesfushë ku të dyja skuadrat po kërkojnë hapësirat që në fillim.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Neziri, Dida, Prodani, Rami, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Husein, Çela, Mudrazija. Trajner: Ramadan Ndreu

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Ismajlgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

GJYQTARË: E.Bastari, Xh.Mani (Tiranë), M.Llukmani (Vlorë)

VAR: Kridens Meta, AVAR: Arbër Zalla

Kastrioti-Tirana4

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *