VIDEO / Tre penallti, portierë heronj dhe VAR-i protagonist. Në fund Dinamo dhe Egnatia ndajnë pikët









Dinamo dhe Egnatia kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 spektakolar në “Elbasan Arena” pas një sfide ku ka ndodhur gjithçka.

bandicam 2021-11-22 16-48-49-312

Skuadrat shënuan të dyja nga pika e bardhë në pjesën e parë, ndërsa Bakaj priti një penallti të dytë të Egnatias në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Kishte vend edhe për polemika pas një penalltie të anuluar për Dinamon e sidomos për një gol të anuluar në fund për Egnatian.

DINAMO 1-1 EGNATIA

Ibraimi (p) 34′ / Telushi (p) 8′

KOMENTI LIVE –

90’+9’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Pas një harkimi në zonë, Sofranac mundohet të gjuajë në portë me roveshatë, por godet Krasniqin në fytyrë, duke sjellë ndaljen e lojës për lojë të rrezikshme.

83’ Anulohet gol për Egnatian. Kombinim në krahun e djathtë ku Shtubina pason drejt Allmuçës dhe ky I fundit çon sferën në rrjetë. Por goli anulohet për pozicon jashtë loje dhe pas verifikimit të gjatë të VAR, mbetet në fuqi vendimi i vijërojtësit.

Goli i anuluar i Egnatias on Vidnews.

79’ Siljanovski ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

78’ Aksion perfekt i Skukës në të majtë, harkim për Ibraimin në krahun e kundërt me këtë të fundit që nxjerr të vetëm Mihanën para Pujës. Por gardiani është i pakalueshëm dhe devijon penalltinë në lëvizje të sulmuesit.

74’ Shkëmbi largon Isaevskin, në vështirësi të dukshme në këtë sfidë, ndërsa hedh në lojë Samake.

73’ Mundësi e artë e Dinamos për të shënuar. Një top nga e djathta gjuhet dy herë radhazi nga Çinedu para portës, por Puja përgjigjet i gatshëm dhe bllokon sferën para se të kalojë vijën fatale.

71’ Vjen lëvizja e Maganit, Imeri i lë vendin në fushë Kacbufit.

67’ Ymeralilaj ndalon me një ndërhyrje depërtimin e Ibraimit duke rrezuar këtë të fundit në zonë. Gjyqtari Shahini akordon penallti mes protestave të skuadrës së Egnatias. Ai ftohet nga VAR të rishikojë pamjet dhe pas shqyrtimti të tyre, ndryshon mendje.

66’ Nga ana tjetër është Çyrbja i cili shmang Isaevskin dhe harkon në zonë, por Maliqi largon rrezikun me kokë.

65’ Ibraimi dërgon topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje për momentin kur mori pasimin nga Çinedu.

62’ Shkëmbi nis ndryshimet, Gavazaj i lë vendin Skukës në rreshtimin e bluve.

50’ Bakaj bën përsëri heroin për Dinamon. Portieri neutralizon penalltinë e cila gjuhet këtë radhë nga Pedro Augusto dhe jo nga Telushi.

49’ Aksion i shpejtë i Egnatias, Çyrbja në krahun e djathtë shmang dy lojtarë dhe pastaj rrëzohet në zonë nga Isaevski. Shahini nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë për një tjetër penallti.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes në “Elbasan Arena”.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+2’ Çinedu shfaqet këtë herë në krahun e majtë në zonë e rreptësisë, shmang një mbrojtës dhe gjuan në portë, por sfera kalon jashtë katërkëndorit.

45’+1’ Pas harkimit nga këndi, Mihana godet me kokë por Puja është në pozicion dhe kontrollon.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Çinedu merr mirë topin në krahun e djathtë dhe në fundore pason në qendër për Mihanën. Kthimi i Telushit eviton një gol të sigurt pasi sfera devijohet jashtë.

40′ Siljanovski harkon në zonë nga e djathta, duke gjetur të lirë Mihanën, që godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.

34′ GOOOOOL… Kapiteni Agim Ibraimi është i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat pas goditjes me të majtën tokazi.

32′ Isaevski shërben për Çinedu, i cili futet në zonë dhe pengohet nga Ymeralilaj dhe Krivanjeva. Arbitri Shahini akordon penallti për Dinamon.

26′ Agim Ibraimi rrezikon portën e rrogozhinasve ku topi përfundoi fare pranë shtyllës.

22′ Dinamo provon që të befasojë mbrojtjen e Egnatias, ku nga krahët po mundon që të gjejë hapësirat e mundshme për shënim.

8′ GOOOOOL EGNATIA 0-1! Telushi kalon në avantazh skuadrën me penallti!

5′ Ka penallti për Egnatian! Kryesori Shanini pa asnjë hezitim ka akorduar 11-metërsh në favor të rrogozhinasve ku Xhekson pas një krosimi Maliqi e ka prekur topin me dorë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Bakaj; Siljanovski, Imami, Sofranak, Isaevski; Maliqi, Demiri; Mihana, Gavazaj, Ibraimi; ÇineduTrajnerBledi Shkëmbi.

EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Allmuça, Krivanjeva; Xhekson, Imeri, Iseni, Telushi, Cyrbja; Pedro Augusto. Trajner: Gugash Magani.

Arbitër – Klodian Shahini (Tiranë)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Rexhino Mersinasi (Durrës)

Arbitër i katërt – Olsid Ferataj (Patos)

VAR – Eldorian Hamiti (Lezhë)

AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.