VIDEO/ Triumf pas penalltive, Akademia e Futbollit mposht Shënkollin dhe fiton Kupën e Shqipërisë për 17-vjeçarët






Akademia e Futbollit është fituesja e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarë, për këtë sezon, teksa ka mposhtur Shënkollin në finale.

bandicam 2021-06-06 19-06-21-019

Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, ndërsa nga penalltitë Akademia ishte më e saktë, duke triumfuar 5-4.

Në “Air Albania” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilët iu afruan në disa raste golit, por pa sukses. Teksa koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku skuadra Akademia e Futbollit u tregua më e saktë dhe ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Penalltitë:

Akademia e Futbollit: Halilaj e humbet, Tota shënon, Junuzi shënon, Sula e humbet, Gjoka shënon, Ahmati shënon, Saraçi shënon

Shënkolli: Kaceli shënon, Bitri e humbet, Marku shënon, Deda e humbet, Prendi shënon, Simoni shënon, Bërndreca gabon

FT| Akademia e Futbollit-Shënkolli 0-0 (5-4 pas penalltive)

Komenti: 

81′ Shans i artë për Shënkollin. Rapi provon me një perlë nga goditja e dënimit, por reagon në mënyrë fantastike portieri Jata i Akademisë së Futbollit, duke devijuar topin, i cili më pas shkoi në shtyllë. Ekzekutim perfekt dhe pritje spektakolare!

Pritja e Jata on Vidnews.

45′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

34’ Pranë golit të avantazhit Shënkolli me Jakun, i cili pasi i vjedh kohën kundërshtarit, gjuan me kokë në hyrje të zonës, por topi i tij ndalet te shtylla.

13’ Gjen golin Shënkolli, me Jakun i cili provon nga goditja e dënimit dhe pas një devijimi, topi shkon në rrjetë, por anulohet për pozicion jashtë loje.

11’ Moment i dyshimtë, me Jakun e Shënkollit që rrëzohet në hyrje të zonës dhe kërkon penallti, por arbitri jep goditje dënimi jashtë zone.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *