Real Sociedad triumfoi në finalen e Kupës së Mbretit ditën e djeshme, duke mposhtur 1-0 Atletik Bilbaon, në një ndeshje spektakolare.
Gëzimi për fitimin e trofeun te lojtarët e Sociedadit ishte i madh, por edhe trajneri duket se e kishte të pamundur të përmbahej pas triumfit.
Tekniku Imanol Alguasil, gjatë kohës kur ishte në konferencë ka dhuruar “show”, teksa ka nisur të këndojë koret e tifozëve, që aq shumë po i mungojnë atij dhe skuadrës së tij. Një triumf i madh ky për Sociedadin, pasi nuk iu ndodh shpesh të fitojnë trofe.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al