Video tronditëse nga Afganistani, një burrë i varur në helikopterin amerikan të drejtuar nga talebanët

21:19 31/08/2021

Pas largimit të amerikanëve nga Afganistani duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare, talebanët thonë se kanë fituar pavarësinë. Avioni i fundit amerikan u largua nga Kabuli më 30 Gusht dhe u shoqërua me të shtëna armësh nga talebanët.

Por pamje të frikshme vijnë nga Afganistani, ku në një video të publikuar në mediat sociale shihet një burrë i varur në një helikopter amerikan “Black Hawk” të kontrolluar nga talebanët. Nuk dihet nëse ky person është i varur apo është gjallë.

“Talib Times”, një faqe që mendohet se është llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Emiratit Islamik të Afganistanit dhe të kontrolluar nga talebanët, ka shkruar: “Helikopterët e forcave ajrore të Emiratit Islamik po fluturojnë mbi Kandahar dhe po patrullojnë qytetin”.

Disa gazetarë të huaj pretendojnë se personi i varur në helikopter është i vdekur dhe besohet se ka punuar si përkthyes për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, asgjë nuk është e konfirmuar.

“Një tjetër fotografi historike që po e çon botën në një epokë të re terrori. Talebanët varin një njeri që supozohet të jetë një përkthyes amerikan, nga një helikopter amerikan Black Hawk. Helikopterët e mbetur amerikanë tani do të përdoren në Afganistan si në këtë rast”, ka shkruar në Twitter drejtuesi i një televizioni indian, Sudhir Chaudhary.

SHBA ka lënë në Afganistan të paktën 73 avionë, të cilëve u ka hequr armatimin. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *