VIDEO/ Tronditje e thellë për Danimarkën, Finlanda arrin triumfin historik në ndeshjen dramatike që zgjati 3 orë e 30 minuta






Tronditje e thellë për Danimarkën! Si të mos mjaftonte shoku i pësuar pas incidentit të rëndë me Kristian Eriksen, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Hjulmand, u mposht në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1, në derbin skandinav, falë golit të Pohjanpalo, në sfidën që startoi në orën 18:00 dhe përfundoi në 21:30, plot 3 orë e gjysëm.

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte fitorja e parë në historinë e Europianëve për debutuesit e Finlandës. Një sukses historik. Asnjëherë më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.

Finlanda

Danezët kishin mundësinë e artë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74-t, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

FT: DANIMARKË-FINLANDË 0-1

Pohjanpalo 59′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

85′ Danimarka është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të avazhit, por portieri Hradecki duket i pakalueshëm.

77′ Dy zëvendësim edhe te Finlanda, largohen Sparv dhe Puki, në lojë Shuller dhe Kauko.

76′ Danimarka kryen dy zëvendësime të tjera, largohet Delinei dhe Vas, në vendin e tyre Kornelius dhe Styrger Larsen.

74′ Hojbjerg gabon nga pika e bardhë, gjuajtja e tij ndalet lehtësisht nga portieri Hradecki.

73′ Gjyqtari akordon 11-metërsh për Danimarkën, pas rrëzimit të Polsen brenda zonës.

63′ Danimarka kryen 2 zëvendësime të tjera, largohet Kjaer dhe Uind në vend të tyre Vestergard dhe Skov Olsen.

59′ GOL FINLANDA 0-1/ Tjetër tronditje për danezë, miqtë kalojnë në avantazh me anë të numrin 20 Pojanpalo, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës, duke zhbllokuar shifrat! 

48′ Danezët e nisin në sulm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Finlandës, që është tërhequr e gjitha mbrapa.

46′ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, lojtarët do të pushojnë vetëm 5 minuta, për t’u rikthyer sërish në fushë! 

43′ Pritjes së gjatë i vjen fundi, rifillon sfida mes Danimarkës dhe Finlandës. Ndeshja rifillon aty ku u rrëzua mesfushori. Vendin e Eriksen në fushë e zë Jensen.

19:30 Eriksen në luftë me jetën pas atakut kardiak të pësuar në fushë! Nuk dihet si do të shkojë fati i tij! Ndeshja është ndërprerë për momentin.

43′ Momente paniku, Eriksen bie pa ndjenja në fushë. Ndërhyjnë urgjentisht mjekët e Danimarkës. Futbollistët duken të tromaksur nga kjo gjendje. Nuk është situatë aspak e mirë, masazh kardiak për mesfushorin e Interit. Ndeshja është ndërprerë për momentin. Të gjithë të shqetësuar për gjendjen e Eriksen. Nuk dihet cili do të jetë fati i tij…

40′ Danimarka është hedhur e gjitha përpara në kërkim të golit, ndërkohë Finlada mbrohet mirë me të gjitha forcat.

30′ Portieri i Finlandës, Hradecki bën një tjetër ndërhyrje vendimtare, teksa nuk lejon topin të shkojë te Polsen, madje përplaset edhe me shokun e skuadrës.

26′ Tjetër tentativë e futbollistëve danezë, ishte sulmuesi Breithueit, i cili provoi të shënjestronte portën, por gjuajtja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

22′ Dominim absolut i Danimarkës, Delajn gjuan nga brenda zonës, por tentativa e tij nuk ishte e saktë, duke shkuar mbi traun e portës.

18′ Provon edhe Eriksen nga distanca, por i vëmendshëm portieri finalndez që grushton sërish topin, duke treguar një performancë të shkëlqyer në këto minuta.

15′ Dominim i danezëve, Hojbjerg i shkon shumë pranë golit të avantazhit, gjuajtja e mesfushorit me kokë devijohet mjaft bukur nga portieri Hradecki që largon rrezikun në këndore.

7′ Pranë golit Danimarka me Uind, që lëshon një predhë nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij grushtohet nga portieri i Finaldës, teksa më pas topi shkon në këndore.

6′ Panik në zonën e Finlandës, danezët kërcënojnë me anë të sulmuesit Breithueit, por portieri Hardecki, arrin të kontrollojë topin në vështirësi.

4′ Ndeshja nis me ndërhyrje të rrezikshme. Lod ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Breithueit.

1′ Starton derbi skandinav në Kopenhagen.

FORMACIONET ZYRTARE:

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *