Tre minuta pavëmendje i kanë kushtuar shtrenjtë Milanit sot, teksa është mundur 2-1 në fushën e Torinos, duke parë t’i largohet kreu i renditjes së Serisë A.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, luanin një sfidë të rëndësishme për të ndjekur Napolin kryesues, por kanë gabuar gjithçka në 3 minuta në pjesën e parë ku u ndëshkuan shpejt nga Xhixhi dhe Mirançuk.
Kampionët në fuqi provuan të kthenin fatin e duelit në fraksionin e dytë të lojës, por ia dolën të shënonin vetëm një herë me Mesias, duke mos arrit të marrin pikë në këtë sfidë. Ndaj ata mbeten në vendin e tretë, por tashmë me 6 pikë diferencë nga vendi i parë.
TORINO-MILAN 2-1
35′ Xhixhi, 37′ Mirançuk / 67′ Mesias
NGJARJET KRYESORE:
67’ GOOOL MILANI! Mesias rihap sfidën me një gjuajtje në kufijtë e zonës mes protestave të torinezëve që kërkojnë faull nga sulmuesi, por gjyqtari nuk ndryshon mendje.
50’ Rebiç nis një pasim interesant për Origin nga e majta, topi kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.
37’ GOOOL TORINO! E pabesueshme por e vërtetë! Torinezët dyfishojnë shifrat me një aksion të shpejtë të finalizuar nga Mirançuk.
35’ GOOOL TORINO! Pas një goditje dënimi, Xhixhi gjuan në portë dhe gjen golin e avantazhit për vendasit.
19’ Torino krijon rastin e parë me Pelegrin i cili nga e djathta vë në provë reflekset e Tatarushanu.
5’ Brahim Diaz nxjerr Leao të vetëm para portës, por ky i fundit gabon në mënyrë të pabesueshme duke çuar topin jashtë.
FORMACIONET ZYRTARE
TORINO (3-4-2-1): Milinkoviç-Saviç; Xhixhi, Shurs, Buonxhiorno; Singo, Lukiç, Riçi, Lazaro; Mirançuk, Vlasiç; Pelegri.
MILAN (4-2-3-1): Tatarushanu; Kalulu, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Pobega; Mesias, Brahim Diaz, Leao; Origi.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al