VIDEO/ “Tulipanët” veniten në frymën e fundit, heroi Uatkins dërgon Anglinë në finalen e dytë radhazi

video tulipanet veniten ne frymen e fundit heroi uatkins dergon angline ne finalen e dyte radhazi



































Anglia është kualifikuar për herë të dytë radhazi në finalen e madhe të Europianit, teksa arriti një fitore dramatike 1-2 në Dortmund ndaj Holandës. 

uatknis

Sfida filloi me ritëm të lartë, teksa “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Simons. Britanikët reaguan shumë shpejt, duke fituar penallti me Kejn, të përkthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfris, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Fodenit. 

Pjesa e dytë rezultoi disi më e vakët. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pikford, portieri reagoi mjaft mirë.

Goli i suksesit për ekipin e Southgejt u realizua në të 90-tën, me Uatkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin. Një finale e gjitha mbretërore.  

HOLANDË – ANGLI 1-2

Simons 7′ / Kejn 18′/ Uatkins 90

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90′ GOOOOL ANGLIA 1-2/ Uatkins bën heroin dhe shënon një gol të mrekullueshëm. Çmenden në festë anglezët. (VIDEO) 

81′ Dy zëvendësime te Anglia, largohet Foden dhe Kejn, në lojë Palmer dhe Uatkins.

79′ Saka gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO) 

77′ Më rrezikshëm Holanda në këto minuta, provon me Simons, por tentativa e tij ishte qendrore.

72′ Bellingham ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

65′ Pranë golit Holanda me Van Dajk, por vendimtare ndërhyrja e portierit Pikford (VIDEO) 

55′ Minuta të qeta, ende asnjë rast i rrezikshëm në këtë fraksion të dytë loje.

46′ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime, largohet Malen në fushë Veghorst te Holanda, largohet Triper vendin e tij e merr Shou tek Anglia.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

39′ Foden provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, por ndalet nga portieri.

31′ Kësaj here ishte Foden që i shkoi shumë pranë golit, por u ndal nga shtylla (VIDEO) 

30′ Minuta emocionuese, traversa i mohon golin mbrojtësin Dumfris. (VIDEO) 

23′ Dumfris bën heroin dhe largon topin mbi vijë fatale, duke i mohuar golin Fodenit. Shpëton për mrekulli Holanda. (VIDEO)

18′ GOOOOL ANGLIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Kejn nuk gabon nga 11-metra, duke shndërruar në gol 11-metërshin. (VIDEO) 

16′ Penallti me VAR për Anglinë, pas ndërhyrjes së gabuar me taka të Dumfris ndaj Kejn. (VIDEO) 

13′ Anglia provon të kundërpërgjigjet me Kejn, por tentativa e tij nga distanca grushtohet nga portieri.

7′ GOOOOL HOLANDA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Simons realizon një gol fantastik nga jashtë zonës duke shtangur portierin Pikford (VIDEO) 

4′ Dueli nis me një rritëm të kënaqshëm, me të dyja skuadrat që shfaqen kërkuese në këto minuta të para.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo | Trajner: Ronald Kuman

ANGLIA (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden | Trajner: Gareth Sauthgejt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts