VIDEO/ Turqia si “mallkim” për Strakoshën, kur portieri gabonte para 2 vitesh me Kombëtaren





Turqia duket se është shndërruar në një “mallkim”, për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili ishte i pafat mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar një autogol ndaj Gallatasarait, në sfidën e vlefshme për Ligën e Europës.

Strakosha

Gabimi i Strakoshës, i dhuroi fitoren skuadrës turke, në ndeshjen e parë të grupit. Por kjo nuk ishte hera e parë, që portieri i talentuar shqiptar, gaboi në tokën turke, pasi në sfidën e zhvilluar më 11 tetor të vitit 2019, mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit, Strakosha bëri një dalje të gabuar në minutën e 90-të, e cila rezultoi fatale dhe i dha mundësinë Turqisë që të shënonte golin e fitores me anë të Tosun.

Gjithsesi këto gabime, nuk ia zbehin talentin dhe cilësitë e mrekullueshme që 26-vjeçari ka! Edhe portierë më të mëdhenj se Strakosha kanë bërë gabime të kësaj natyre.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *