VIDEO/ U akuzua se përdori drogë në një festë me miqtë, kryeministrja finlandeze: Festova si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, këndova, kërceva dhe…

video u akuzua se perdori droge ne nje feste me miqte kryeministrja finlandeze festova si te gjithe bashkemoshataret e mi kendova kerceva dhe
video u akuzua se perdori droge ne nje feste me miqte kryeministrja finlandeze festova si te gjithe bashkemoshataret e mi kendova kerceva dhe

Kryeministrja e Finlandës ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur lëndë narkotike në një festë të zhvilluar para dy javësh.

E gjithë historia nisi me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, e cila më pas u bë virale.

Në video, kryeministrja Sanna Marin shfaqej duke festuar me miqtë e saj, përfshirë edhe një koleg deputet dhe influencues të mediave sociale.

Një moment dëgjohet dikush që përdor një zhargon që në gjuhën finlandeze përdoret për të kokainën.

36-vjeçarja pranon që ka festuar, por thekson se në asnjë moment nuk ka përdorur lëndë narkotike.

“Kam kënduar, kam kërcyer, jam përqafuar me miqtë e mi dhe kam pirë edhe alkool. Këtu nuk ka asgjë të keqe. unë kam një jetë familjare, një punë por si gjithë të tjerët kam edhe një jetë pas pune, kështu që kam të drejtë të kaloj kohë me miqtë e mi.

Pak a shumë si gjithkush në moshën time. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Këto janë video private dhe nuk janë të destinuara për publikun”, është shprehur ajo, referuar InstaStory-t.

Gazeta “Iltalehti” identifikoi disa figura publike finlandeze në video, duke përfshirë deputetin Ilmari Nurminen, 31 vjeç, nga Partia Social Demokrate e Marin, këngëtaren Alma, 26 vjeç dhe influencer të tjerë të mediave sociale.

Karoliina Tuominen, një prezantuese radioje e cila ishte e pranishme në festë, mohoi në mënyrë kategorike që ndonjë nga të pranishmit të kishte përdorur lëndë narkotike.

Ajo u shpreh se nuk sheh asgjë të keqe që një grup të rriturish të festonin dhe të kalonin mirë.

Mikko Karna, një deputete e Partisë së Qendrës, e cila është në koalicion me socialdemokratët e Marin, tha se ajo duhet të dalë vullnetare për një test droge, duke pretenduar se “gjysma e Finlandës” dyshonte se ajo kishte marrë diçka.

Marin, e cila është udhëheqësja më e re e Finlandës, ka kërkuar më parë falje për një ngjarje ku ka qenë duke festuar deri në orën 4 të mëngjesit, ndërsa ministri i saj i jashtëm rezultoi pozitiv me Covid. Atëkohë ajo deklaroi se nuk e kishte lexuar mesazhin ku thuhet se ministri ishte infektuar e për pasojë edhe ajo duhej të izolohej, sepse e kishte lënë telefonin e saj të punës në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministrja finlandeze shkakton reagime mbi stilin e saj të jetesës.

Ajo i kaloi pushimet verore në një hotel SPA në Itali, dikur i preferuar nga Silvio Berlusconi me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.

Kjo ishte vetëm pak pasi foto të saj në një festival Ruisrock në në një ishull finlandez, e veshur me një xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra xhins, u bënë virale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts