VIDEO/ U ofendua nga tifozët e Uest Hemit, shikoni reagimin epik të Pol Pogbasë





Mançester Junajtid arriti të triumfonte me rezultatin 1-2 ndaj Uest Hemit, në një përballje dramatike. Xhesi Lingard realizoi golin e dytë për “djajtë e kuq” në minutën e 89-të, teksa Nobël, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të, duke i falur 3 pikët skuadrës së Solskjaer.

pogba

Ky rezultat nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas, të cilët në përfundim të ndeshjes, ofenduan mesfushorin e Junajtid, Pol Pogba, teksa ky i fundit ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Francezi u përfshi në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte mesfushorit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Majkëll Kerrik, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës. Ky reagim epik i Pogbasë, ka bërë xhiron e internetit. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *