Video: Uji “pushton” aeroportin e Frankfurtit

09:57 17/08/2023

Moti i keq ka mbërthyer Gjermaninë orët e fundit. Në mediat e huaja janë publikuar foto dhe video që dëshmojnë situatën e vështirë me reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë.

Një prej tyre, tregon aeroportin e Frankfurtit të “kapluar” nga uji, arsye kjo që ka çuar në anulimin e fluturimeve dhe vonesat e gjata në pistë duke i lënë qindra udhëtarë të bllokuar.

Rreth 70 fluturime u anuluan gjithsej në aeroportin e Frankfurtit për shkak të shirave të dendur dhe disa goditjeve të vetëtimave në Gjermaninë qendrore të mërkurën. Shërbimi gjerman i motit (DWD) kishte paralajmëruar më herët për situatën./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts