
Universiteti “Luarasi” është vazhdim i një tradite të pasur në fushën e arsimit, sinonim i shkollës shqipe, kombëtare dhe laike.
Universiteti “Luarasi” është themeluar në vitin 2003, mbështetur mbi disa parime bazë që e dallojnë atë nga shumë shkolla të tjera të larta. “Luarasi” u krijua me një pikësynim të vetëm – përgatitjen profesionale cilësore të studentëve në nivele bashkëkohore.
Kodi moral, parimet dhe synimet e themelimit në vitin 2003 janë ndjekur në vazhdimësi. Gjatë 17 viteve nga dita e themelimit ato i kanë dhënë shkollës një emër të nderuar dhe besueshmëri të plotë në opinionin publik dhe në tregun e arsimit.
Të ftuar sot në emisionin Vila24 në News24 përfaqësues të Luarasit shpjeguan të gjitha procedurat sesi mund të bëheni pjesë e universitetit duke bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen tuaj.
Zhaklina Dhamo, Përgjegjëse e Departamentit Financë – Bankë prezantoi degët që mund të gjeni te Luarasi duke treguar dhe arsyet se pse duhet të zgjidhi Luarasin.
“Jam e nderuat që flas për “Universitetin Luarasi” për emrin që mbart, traditën dhe historinë që ka nga mbrapa. Jemi munduar ta mbajmë këtë emër për të sjellë te studentët jo vetëm emrin por dhe një karrierë. Universiteti Luarasi ofron 4 fakultete: Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Drejtësisë që ka qenë dhe nismëtari i këtij universiteti, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, dhe dy vitesh është bashkuar dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore. Degët ofrohen në nivelet Bachelor dhe në nivelet master”- tha Dhamo.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al