Video/ Uzina Azovstal, aty ku kënga fituese e Eurovisionit interpretohet nën ritmin e bombardimeve ruse

Kënga ukrainase e interpretuar nga Kalush Orchestra, fituese e Eurovisionit, ka fituar popullaritet edhe mes ushtarëve të bllokuar në uzinën e çelikut Azovstal në Mariiupol.

Një video e shpërndarë sot, tregon pamjet e një ushtari sfidues ukrainas në fabrikën e çelikut duke kënduar një interpretim të këngës “Stefania”, edhe pse shpërthimet e bombave ruse gjëmonin lart.

“Stefania” u shkrua si një homazh për nënën e këngëtarit Oleh Psiuk, por është shndërruar në një himn lufte që nga pushtimi rus më 24 shkurt. Thënia pjesë e tekstit të Psiukut ‘Do ta gjej gjithmonë rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë të shkatërruara’, thuhet se ka marrë një kuptim të veçantë në dritën e konfliktit.

Edhe pse më shumë se një mijë civilë që ishin bllokuar në fabrikën e rrethuar të çelikut janë evakuuar tashmë, qindra ushtarë ukrainas mbeten ende atje.
Ata po organizojnë një qëndrim të guximshëm të fundit për Mariupolin, pavarësisht nga pakësimi i burimeve dhe numri i viktimave në rritje, dhe po durojnë pranë bombardimeve të vazhdueshme ruse.

Oleh Psiuk ia kushtoi fitoren ushtarëve të bllokuar në Azovstal, të cilët tani po këndojnë këngën e tij fituese të Eurovizionit ndërsa janë të bllokuar nën tokë.

“Unë ju kërkoj të gjithëve, ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol. Ndihmo Azovstal, tani”, tha Psiuk kur iu dha mikrofonin pas performancës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.