VIDEO / Uzuni është i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaroshin. Tani sfidon Olajinkën në Champions








Myrto Uzuni duket qartësisht se dëshiron me çdo kusht që të kthehet në skenën më të rëndësishme të futbollit për klube, fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Ndaj sulmuesi shqiptar po përsërit paraqitjet e shkëlqyera të edicionit të kaluar, duke tentuar që të çojë përsëri ekipin e Ferencvarosh drejt atij objektivi.

uzuni

Skuadra ka kaluar turin pikërisht falë magjive të shqiptarit, i cili ka shkëlqyer në sfidën e dyfishtë Prishtinës dhe e ka bërë të njëjtën gjë edhe ndaj Zalgiris, duke siguruar praninë në turin e tretë për skuadrën e tij. Nëse në ndeshjen e parë, në suksesin 2-0 ai gjeti vetë rrugën e rrjetës, sot ka ndihmuar Mae që të shënonte 2 gola dhe vinte kualifikimin në kasafortë me asistet e tij.

Trajneri e uli në stol sulmuesin shqiptar në minutën e 77 të sfidës, e cila u mbyll më pas me shifrat 3-1 pasi secila nga skuadrat shënoi nga një gol në minutat shtesë. Tashmë për ekipin e tij do të jetë një sfidë më e komplikuar, pasi përballë do të jetë Slavia e Pragës ku luan Peter Olajinka.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *