VIDEO/ Uzuni i pandalshëm, shënon dy herë dhe i rrëmben kreun e renditjes Asanit e Prengës








Myrto Uzuni nuk ndalet më. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka lënë pas krahëve formën e dobët që kushtëzoi paraqitjet e tij një muaj më parë dhe tani po gjen me një rregullsi të admirueshme rrjetën. Sot, ai ka shënuar në takimin e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet, duke u konfirmuar në një formë të admirueshme. Por këtë radhë, dygolëshi i tij kishte një shije më të veçantë, pasi ktheu në kreun e klasifikimit Ferencvaroshin.

uzuni

Skuadra kampione në fuqi e Hungarisë ndeshej sot me Kisvardën e cila në javët e para të edicionit kishte çuditur të gjithë duke krijuar një shkëputje. Pritej një ndeshje e luftuar e ashtu ka qenë, pasi pavarësisht golit të avantazhit të Ferencvarosh që në start, ekipi vendas ku luante titullar Herdi Prenga, me Asanin në stol, i bëri rezistencë kampionëve. Prenga gjeti edhe golin, por ai iu anulua me një vendim të diskutueshëm të VAR në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, kartoni i kuq i Mateus për Kisvardën i dha mundësinë Ferencvaroshit të dominonte dhe nisi spektakli i Uzunit, i cili shënoi dy gola shumë të bukur në minutat 70 dhe 90, ndërsa edhe goli I Marin dërgoi rezultatin përfundimtar në 4-0 për Ferencvarosh, që kthehet në vendin e parë.

Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura në një sezon ku duket se mund të thyejë rekordet personale sa i përket shënimit të golave në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *