VIDEO/ VAR-i i “djeg” golin e fitores Tiranës, Egnatia e Gugash Maganit merr 1 pikë të artë në kryeqytet





Tjetër barazim me shifrat 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Egnatia e Gugash Maganit, ka marrë një pikë të artë në transfertë ndaj Tiranës, në sfidën që i pati të gjitha, golat spektakolarë, pretendimet për penallti si dhe nuk mungoi ndërhyrja e VAR-it që i “dogji” golin e fitores bardhebluve.  

bandicam 2021-09-19 15-13-17-964

FT: TIRANA-EGNATIA 1-1

Seferi 51′,  / Imeri 57′ 

KOMENTI LIVE:

90+6′ Ngo rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Nuk ndërhyn as VAR-i.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

85′ Tjetër tentativë e rrezikshme e Tiranës me Ngo, që provon me kokë, gjuajtja e tij ishte qendrore dhe përfundoi drejt e në duart e portieri Puja.

85′ Zëvendësim tjetër te Tirana, largohet Toli, vendin e tij e zë Toshevski.

82′ Zëvendësim te Tirana, largohet Xhixha, vendin e tij e merr i riu Gjumsi.

77′ Momente paniku në zonën e Egnatias, as Ngo dhe as Xhixha nuk shtyjnë dot topin në rrjetë pas asistit të Seferit.

75′ Zëvendësim te Egnatia, largohet nga fusha Ymeralilaj, vendin e tij e merr Valport.

63′ VAR-i shpëton Egnatian, Taulant Seferi që gjen sërish rrugën e rrjetës me një gjuajtje nga jashtë zonë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Xhixhës. Gjyqtarit Alla i duhen më shumë se 5 minuta kohë për të marrë vendimin, pas konsulimit me VAR-in.

62′ Dy zëvendësime te Egnatia, largohen Artur Magani dhe Bardis, në vendin e tyre Augusto dhe Iseni.

57′ GOOOOOL EGNATIA 1-1/ Zgjat vetëm 6 minuta festa e bardhebluve. Demir Imeri shtang kryeqytetasit me një perlë brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndshin e Bekajt. Gol “alla Insinje” nga ana e kërçovarit. 

54′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha, Hoti, vendin e tij e merr i riu Kuka.

51′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida, supergol i Seferit nga distanca. Sulmuesi lëshon një predhë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësishn e portës së Pujës. Shpërthen festa në “Selman Stërmasi” 

49′ Shtubina provon të surprizojë me një goditje të befasishme pas asistit të Telushit, por gjuajtja e kapitenit shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Egnatias, provon sërish Seferi, por topi ndalet në duart e portierit Puja.

37′ Veprim i jashtëzakonshëm i Seferit, që provon me një kthesë të bukur brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Pranë golit Tirana.

34′ Hoti shpërthen bukur në hyrje të zonës, pason për Xhixhën, ky i fundit mundohet të shërbejë për Ngonë në qendër të zonës, por largojnë mbrojtësit e Egnatias.

30′ Tirana provon të marrë frenat e lojës në dorë, duke shtyrë përpara me Ngonë dhe Seferi, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt kuadratit.

23′ Moment kaotike në zonën e Tiranës, Egnatia i shkon shumë pranë golit, por as Magani dhe as Shtubina nuk shtyjnë dot topin drejt rrjetës. Ky i fundit kërkon penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

22′ Provon Tirana me goditje standarte, por largon rrezikun Artur Magani, pas sistuatë kaotike të krijuar në zonë!

17′ Tirana flirton me golin e avantazhit. Pas harkimit nga këndi, Najdovski provon me kokë, por tentativa e mbrojtësit maqedonas, ndalet nga shtylla.

15′ Zëvendësim i detyruar te Egnatia, largohet Krasniqi i dëmtuar në fushë Mario Teqja.

14′ Shtubina kërkon penallti pas duelit me Ismajlgecin, për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

11′ Egnatia provon të kërcënojë me futbollistin Bardis, por topi devijohet në këndore. Rasti i parë i rrezikshëm i rrogozhinasve.

8′ Bie disi tempi i lojës, sfida është e përqendruar kryesisht në mesin e fushës, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive. Miqtë provojnë të shtyjnë përpara, por nuk lejojnë hapësira bardheblutë.

3′ Najdovski kroson drejt zonës, për Majkëll Ngo, por kontrollon gjithçka portieri Puja. Start pozitiv i bardhebluve.

2′ Tirana menjëherë në sulm në kërkim të golit, provon Xhixha me një gjuajtje të rrezikshme, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

1′ Starton sfida.

Skuadra e Tiranës kryen homazhe në nderim të ish-fizioterapistit Ylli Mihali, që u nda nga jeta për shkak të infektimit me COVID. 

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Ismajlgeci, Hoxhallari, Toli, Hoti, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi. Ngo.

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Imeri, Agbekpornu, Bardis, Telushi, Shtubina, Magani.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *